Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në Lezhë.
Sekuestrohet lëndë narkotike cannabis sativa bie në prangat e policisë 27- vjeçari, poseduesi i lëndës narkotike.
“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas që po qarkullonte me mjet në aksin rrugor Fushë Krujë – Shkodër, dyshohej se po transportonte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë së DVP Lezhë organizuan punën dhe në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit” kanë identifikuar mjetin e dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij. Gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz” me drejtues shtetasin H. D., në bagazh është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. D., 27 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.” – njofton polcia.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.