MENU
klinika

"Gjithçka e inskenuar"

Polici mohon se ka ngacmuar seksualisht të miturën

05.05.2021 - 12:32

Efektivi i policisë së Lezhës, Kole Kola, i arrestuar një ditë më parë për ngacmim seksual të një vajze të mitur ka mohuar akuzat.

Para hetuesve mësohet se 62-vjeçari ka deklaruar se gjithçka është inskenim.

“Kam qenë duke lëvizur me makinë në Ishull-Lezhë dhe e mitura më ka dalë para në rrugë e më ka kërkuar ta çoj tek një banese në qytetin e Lezhës. E gjitha ngjarja është e inskenuar, nuk e kam ngacmuar seksualisht” mësohet të ketë thënë ai.

Arrestimi i efektivit 62-vjeçar, Kol Kola, u bë të martën. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se në datë 29 prill 2021, Kola ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur në moshën 13 vjeçare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një të mitur

SHÇBA ndalon oficerin e policisë në Lezhë