MENU
klinika

Ja si qëndron e vërteta e ngjarjes

Arrestohet 39-vjeçari që deklaroi se ishte vetëplagosur

27.05.2021 - 11:28

Një 39-vjeçar përfundoi në prangat e Policisë pasi gënjeu pasi u paraqit i plagosur në spital.

Bëhed me dije se Ergys Likaj ka shkuar në spital duke thënë se ishte vetplagosur. Por rezultoi se bëhej fjalë për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në zonën e Lungomares në Vlorë.

39-vjeçari u paraqit i plagosur në Spitalin e Vlorës me plagë plumbi në të dyja këmbët.

Njoftimi i plotë

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku në spitalin e Vlorës u paraqit për ndihmë mjekësore, shtetasi E. L., 39 vjeç, dyshohet i plagosur me armë zjarri, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. L., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe K. Xh., 46 vjeç banues në Vlorë, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një nga pistat e hetimit është...

Rruga që lidh tre vrasjet nga Elbasani në Vlorë


Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier