MENU
klinika

"Presidenti bëri fushatë kundër partisë në pushtet"

Prezantohet në Komisionin Hetimor raporti mbi presidentin. Hyseni: Brenda 7 ditësh në Kuvend

28.05.2021 - 12:34

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta është mbledhur ditën e sotme dhe pritet të miratojë raportin përfundimtar në të cilin do të raportohen gjetjet e shkeljeve dhe më pas do i dërgohet Parlamentit për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta.

Kryetari i Komisionit Alket Hyseni tha se sjellja e presidenti duhet të jetë në unitet dhe ekuilbrues në jetën politikë të vendit dhe kjo jo vetëm në respektimin e Kushtetutës por dhe të perceptohet nga populli si i tillë. Hyseni tha se Presidenti bëri një fushatë kundër partisë në pushtet me të gjithë fuqinë institucionale të tij duke ndikuar drejtpërdrejtë në zgjedhje me tonet e tij konfrontuese edhe të nxehta.

Procedurat e nisura për shkarkimin e Ilir Metës janë për herë të dytë,por vendosmëria e socialistëve duket se këtë herë do të shkojnë deri në fund. Për PS presidenti doli jashtë rolit të tij duke u bërë pjesë e zgjedhjeve, ka kryer shkelje kushtetuese dhe ka nxitur dhunë përmes deklaratave të tij.

Vetëm Ilir Meta nuk ka pranuar të paraqitet në këtë komision edhe pse është thirrur disa herë prej tij, duke e cilësuar atë të jashtëligjshëm dhe antikushteuses.

Me firmën e 49 deputetëve socialist u ngrit një komision hetimor dhe u kërkua shkarkimi i Metës, ndërsa sot ky komision prite të përmbyllë dhe punën e tij me miratimin e raportit përfundimtar. Më pas do të jetë në dorë të Parlamentit nëse do e votojë apo jo shkarkimin e presidentit.

Kryetari i Komisionit Hetimor  për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Alket Hyseni tha se sjellja e presidenti duhet të jetë në unitet dhe ekuilbrues në jetën politikë të vendit dhe kjo jo vetëm në respektimin e Kushtetutës por dhe të perceptohet nga populli si i tillë.

“Presidenti nuk duhet të bëjë pjesë në asnjë parti politike, presidenti duhet të jetë uniteti por edhe duhet të shihet dhe perceptohet nga i gjithë populli si neutral.  Sjellja e Presidentit duhet të përcaktohet si rol ekuilibrues në jetën politikë të vendit dhe nuk përfshihet në lojën e përditshme politike. Kryetari i shtetit nuk duhet të mbështesë forca të caktuar apo t’i kundërvihet forcave të ndryshme politike. Presidenti bëri një fushatë kundër partisë në pushtet me të gjithë fuqinë institucionale të tij. Edhe ODIHR shkruan se Meta mban një marrëdhënie kritike dhe të ashpër ndaj qeverisë duke ndikuar drejtpërdrejtë në zgjedhje me tonet e tij konfrontuese edhe të nxehta. Në kapacitetin e tij ai bëri fushatë kundër partisë në pushtet”, tha Hyseni.