Komisioneri për Çështjet e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, viziton nesër rreth orës 10:00 Tiranën.
European Commissioner-designate in charge of neighborhood and enlargement policy Oliver Varhelyi
Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama, ku pritet të kenë një konferencë të përbashkët për mediat. Në fund të vizitës Komisioneri do të ketë një takim edhe me kreun e PD-së Lulzim Basha.
Fokusi i vizitës së tij është ndihma e Bashkimit Europian për të përballuar pandeminë si edhe dorëzimi i 145 mijë vaksinimeve të financuara nga BE.
Vizita e zyrtarit të lartë europian në Shqipëri, vjen në kuadër të turit në Ballkan me fokus ndihmën e BE-së në përballimin e pandemisë.
Bashkimi Evropian është angazhuar në mënyrë intensive që të mundësojë dërgimin e vaksinave kundër Covid 19 në Ballkanin Perëndimor.
Sjellim në vëmendje që së fundmi u dërguan 651 mijë doza të vaksinave Pfizer/BionTech për vendet e rajonit, mes të cilave edhe për Shqipërinë.