MENU
klinika

Si do votojë për Presidentin Meta? (Deklaratat e deputetëve)

Pro apo kundër shkarkimit/ “Opozita e re” kthehet sërish në Parlament

04.05.2021 - 13:26

Maxhoranca është e vendosur që të çojë përpara nismën për shkarkimin e Presidentit Meta brenda këtij mandati. Por, Partia Socialiste nuk ka mjaftueshëm mandate deputetësh në Parlament sa për të shkarkuar kreun e shtetit.

Për një akt të tillë duhen të paktën 94 vota. Por nga eksperienca e muajve të mëparshëm, maxhoranca ka treguar se ka pas saj një numër të madh të “opozitës” që hynë në Parlament pasi PD e LSI dogjën mandatet në shkurt të 2019- ës. Kur është dashur që të provojë forcën, PS ka siguruar 105 deputetë që kanë votuar njësoj si PS. Por si do të votojnë ata nëse në Parlament do t’u shkojë një raport që do të përgatitet nga një komision hetimor që pritet të ngrihet së shpejti.

REAGIMET

Andi Përmeti, i cili në zgjedhjet e fundit kandidoi në Korçë me logon e Bindjes Demokratike, ndërsa në Parlament erdhi nga listat e PD-së, shprehet se nuk ka komplekse për votën e tij. Ajo mund të jetë edhe pro edhe kundër shkarkimit. Përmeti tha se nëse do të vërejë shkelje serioze të Kushtetutës nga kreu i shtetit, do të ishte pro shkarkimit.

“Unë e kam lexuar në media iniciativën e PS-së për shkarkimin e Presidentit. Zyrtarisht nuk na është vendosur në dispozicion asnjë material me pretendimet e PS-së për shkeljet kushtetuese të kryera nga Presidenti, për këtë arsye unë sot nuk kam një qëndrim. Pres të lexoj materialin për të parë a ka realisht shkelje të Kushtetutës apo janë thjesht qëndrime politike. Vetëm më pas mund të kem një mendim më të qartë a meriton të shkarkohet apo jo Presidenti”, u shpreh Përmeti.

Ndërsa Rudina Hajdari, e cila në Parlamentin e ri nuk do të jetë deputete, e konsideron një proces të parëndësishëm, pasi sipas saj, si kreu i shtetit, ashtu edhe qeveria, kanë menduar për partitë politike ku aderojnë dhe jo për qytetarët.

“Presidenti është zgjedhur me votat e maxhorancës, duke u dhënë garanci qytetareve se ai do të ishte i duhuri. Fatkeqësisht, në këtë vend si maxhoranca e si Presidenti nuk i kanë shërbyer vendit, por partive të tyre. Të dyja palët kanë qenë joserioze në raport me njëra-tjetrën dhe me qytetarët. Për rrjedhojë, kjo çështje e ka humbur interesin publik, sepse populli as fiton e as humbet gjë prej kësaj ngjarjeje. Ndaj edhe unë nuk kam asnjë interes, sepse prirem të shoh interesin publik mbi të gjitha para atij partiak e personal. Nuk është hera e parë që kjo iniciativë vjen në Kuvend, ndaj të dyja palët e kanë humbur seriozitetin. Kur të lexoj argumentet dhe të shoh procesin, do të kem një koment për pjesën e votës”, tha Hajdari.

Sakaq, deputeti i ardhur nga radhët e LSI-së, Ralf Gjoni, pati një mesazh të koduar. “ Unë nuk do të bëhem asnjëherë pjesë e lojës së cirkut mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. Kjo është një lojë e radhës midis tyre, që unë besoj dhe rekomandoj që t’i zgjidhin që të dy me dashuri në Lalëz, por pa ngjala”, tha Gjoni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbardhet takimi i Ursula Gacek në selinë blu! Çfarë u diskutua?

Vëzhguesit ndërkombëtarë u njohën me faktet për blerjen e votës!