MENU
klinika

Nga mesazhet politike, te zbarkimi i trupave!

Pse kjo është lëvizja më e rëndësishme ushtarake?

05.05.2021 - 08:49

Në Portin e Durrësit nisi dje stërvitja e madhe “Defender Europe 21”, me dislokimin që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore në Europë, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi.

Ambasada e SHBA-së ka publikuar fotot nga ceremonia e nisjes së stërvitjes “Defender 21” në vendin tonë. Ambasada shkruan se ky operacion që lejon ushtrinë të zhvendosë strategjikisht forcat në breg kur anijet kur nuk mund të hyjnë në porte, provohet për herë të parë në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. “Si pjesë e ceremonisë së hapjes ‘Defender Europe 21’ dhe ditës së vizitorëve të shquar në Portin e Durrësit, gjeneralët e Shteteve të Bashkuara, Tod Wolters, Jeffrey Harrigian dhe Christopher Cavoli, ambasadorja Yuri Kim dhe personalitete të tjera, dolën në det me anijet e Rojës Bregdetare Shqiptare për të parë shkarkimin e automjeteve si pjesë e operacionit të përbashkët logjistik nga anija në breg. Ky operacion, i cili lejon ushtrinë të zhvendosë strategjikisht forcat në breg kur anijet nuk janë në gjendje të hyjnë në porte, po provohet për herë të parë në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore”, shkruan Ambasada e SHBA-së.

GJENERALI

Gjenerali amerikan dhe Komandant i Komandës Europiane të SHBA-së, Tod Walters, ka vlerësuar Shqipërinë si një komb që ka luajtur rol të madh në paqen në rajon, teksa ka kërkuar që pandemia të mos materializohet në krizë sigurie. Ai në fjalën e tij ka theksuar se me anë të stërvitjes “Defender Europe 21”, vendet aleate të NATO-s, përfshirë Shqipërinë, do të forcojnë “muskujt” dhe do të përmirësojnë gatishmërinë në të gjitha aspektet. “Ashtu siç e përmenda më parë, ‘Defender Europe 21’ ka 28 mijë trupa në marinë, nga të gjitha kombet, nga 25 vende, dhe qëllimi është të demonstrojmë aftësitë tona kolektive. Dhe nëpërmjet kësaj do të bëjmë stërvitje të përbashkët nga shumë agjenci, forca shumëkombëshe, nga të gjitha degët kundër një rivali të stimuluar. Do të përmirësojmë muskujt tanë dhe të përmirësojmë gatishmërinë tonë në të gjitha aspektet. Falënderoj këtë komb, që është eksportues i sigurisë. Mënyra si e kuptojmë këtë, momenti kur ju e keni treguar këtë nga pranimi në NATO, na ka dhënë një Shqipëri më të sigurt, pjesë perëndimore më të sigurt, një Mesdhe dhe Europë më të sigurt. Ndihemi më të sigurt, jemi më të fortë së bashku”, tha gjeneral Tod Walters.

AMBASADORJA

“Kjo stërvitje historike besoj është fillimi i gjërave edhe më të mëdha që do të vijnë, do të stërvitemi më shpesh e do të punojmë edhe më afër. Mbetemi krah për krah me ju sot, nesër e përgjithmonë”, u shpreh dje ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. “Çfarë dite të lavdishme kemi përpara nesh. Në këtë ditë historike përgëzoj FA dhe Ministrinë e Brendshme për organizmin e ceremonisë. Jemi të nderuar që bashkohemi me ju në këtë aktivitet për nisjen e stërvitjes ‘Defender Europe 21’. Përreth rajonit vihet re që Shqipëria është pjesë e më shumë aktiviteteve se çdo vend në rajon. Nuk është rastësore. Së pari, roli i Shqipërisë në aleancë është më i rëndësishëm se kurrë. Shqiptarët kanë luftuar pranë nesh krah për krah në konflikte të shumta përreth globit, kurrë s’do t’i harrojmë sakrificat tuaja e gjithmonë do t’ju jemi mirënjohës që kur Amerika ka nevojë për ju, kur aleatët, NATO është aty e Shqipëria është gjithmonë krah nesh”, tha zonja Kim.

Kryeministri: Në krah me vendet e tjera, që për lirinë të paguajmë çdo çmim

 

Në kulmin e debatit për shkarkimin e Presidentit dhe kur në Kuvend diskutohej kërkesa e 49 deputetëve që shpallte kreun e shtetit si shkelës të Kushtetutës, Rama dhe Meta nuk shkëmbyen asnjë mesazh para ushtarakëve amerikanë dhe diplomatëve të huaj, ndërsa protokolli i kishte ulur ata larg njëri-tjetrit. Gjatë fjalës së tij tha se “Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë besnikërisht krah për krah jush si një vend që ndoshta nga pikëpamja numerike nuk i ofrojmë shumë kësaj aleance, por nga pikëpamja e vlerave që e bëjnë këtë aleancë unikale për botën tonë, ne dëshirojmë të jemi gjithmonë më të denjë e të vyer brenda kësaj aleance”.

Kryeministri shprehu bindjen se kjo stërvitje është shumë shumë më tepër sesa një moment i rëndësishëm i të gjithë punës së përbashkët në funksion të rritjes dhe forcimit të kapaciteteve tona, sepse siç tha ai, “besoj se kjo stërvitje është edhe një tjetër pikë e rëndësishme në ngjitjen e mëtejshme të marrëdhënieve tona në pikën më të lartë”. Ne, vijoi ai, “vazhdimisht i vlerësojmë këto marrëdhënie si të shkëlqyera, por ato mund të jenë gjithmonë e më të shkëlqyera falë një besimi të madh dhe një ndërveprimi reciprok të vazhdueshëm”.

“Gjenerata jonë lindi dhe u rrit me idenë se ju nuk duheshit lënë kurrë të shkelnit në këtë vend. Ne të gjithë u brumosëm nga propaganda e regjimit të shkuar me bindjen se ju jeni e keqja më e madhe që mund t’i ndodhë jo vetëm Shqipërisë, por mbarë botës. Realisht për gjeneratën tonë është vërtetë një mrekulli e madhe që e ka ndarë jetën mes dy botëve, asaj të izoluar dhe të errët dhe kësaj bote sot. Dua shumë të besoj që pas zbarkimit tuaj në Shqipëri edhe juve do t’ju ndodhë ajo që ju ndodh të gjithëve kur vijnë në Shqipëri që do të doni të riktheheni përsëri. Kush vjen në Shqipëri, dëshiron të kthehet përsëri. Kam shumë dëshirë edhe besim që kjo do të ndodhë edhe me ju”, tha ai. Kryeministri vlerësoi se “ky është një moment historik për ne të gjithë që na mbush me krenari, por edhe me përgjegjësi”. “Suksese për këtë stërvitje unikale në gjithë historinë e marrëdhënieve tona, që shpresoj se do të pasohet nga të tjera, për t’i dhënë gjithë rajonit një mesazh shumë të qartë, por edhe përtej rajonit kujtdo që ka nevojë për përgjigje të drejtpërdrejta lidhur me qëndrimin tonë të vendosur brenda kësaj aleance, në krah të SHBA-së dhe së bashku me të gjitha vendet e tjera që kanë vendosur që për lirinë dhe demokracinë të paguajnë çdo çmim”, tha Rama.

PRESIDENTI

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e nisjes së stërvitjes “Defender Europe 21” tha se Shqipëria mbetet në rrugën e qytetërimit europian. Jam besimplotë se të gjithë pjesëmarrësit e këtij ushtrimi që do të na vizitojnë gjatë kësaj kohe do të mbeten edhe me përshtypjet më mbresëlënëse nga mikpritja bujare e ngrohtë shqiptare. Sepse shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit. Ne do të vazhdojmë në rrugën e lirisë dhe të qytetërimit europian dhe për këtë një garanci e fortë është përkatësia jonë me Aleancën Euroatlantike, si Aleanca me e madhe e lirisë dhe e demokracisë në botë. Jam i sigurt se përmes kësaj stërvitjeje madhore tregojmë se jemi të gatshëm në çdo kohë të mbrojmë vlerat e lirisë, paqes, demokracisë në Europë dhe në gjithë hapësirën e euroatlantike”, tha kreu i shtetit.

 

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin