Gati 13 vite pas shpalljes së pavarësisë, Greqia po sinjalizon se do të thyejë së shpejti barrierën më të madhe politike me shqiptarët, duke njohur Kosovën si shtet të pavarur.
Raportet vijnë nga mediat serbe dhe grekë, të cilat shkruajnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se kanë rritur presionin ndaj Greqisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës përpara nisjes së bisedimeve me Serbinë në qershor.
Po ashtu, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia përmendet edhe në një strategji të hartuar nga Franca, e cila siç raportojnë mediat serbe ka propozuar formimin e një republike autonome të Veri të Kosovës, në këmbim të njohjes nga Athina, dhe liberalizimit të vizave.
Duke cituar burime diplomatike, mediat serbe shkruajnë se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, po bën presion mbi kryeministrin Qiriako Mitsotaqis.
Siç shkruan media serbe “Vesti” Biden ia ka bërë të qartë Mitsotaqis se “është e rëndësishme për Uashingtonin që Athina ta njohë pavarësinë e Kosovës përpara vazhdimisht të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, i cili është planifikuar në mes të qershorit”.
Sipas saj, Biden po bën presion ekonomik mbi Greqinë. Në këtë artikull të tyre thuhet gjithashtu se Amerika po i kuzhtëzon grekët me ndihmë financiare, ushtarake investime dhe hua të reja.
Gazeta thekson se nëse Greqia e njeh Kosovën atëherë ka të ngjarë që Spanja, Rumania, Qipro dhe Sllovakia do të ndjekin shembullin e saj. “Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se në rast se Greqia i nënshtrohet presionit të SHBA-ve dhe e njeh Kosovës, Serbia duhet të fillojë fushatën kundër njohjes së saj”, thekson “Vesti”. SHBA këmbëngul se ka ardhur koha që Athina të bashkohet përfundimisht me më shumë se 100 vende që njohin pavarësinë e saj e Kosovës”.
Sipas ekspertit të çështjeve ndërkombëtare, Akri Çipa, që punon në Bruksel, njohja e Kosovës do të lartësonte ndikimin diplomatik të Athinës në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke marrë kështu rolin udhëheqës në rajon, të cilin po e kërkon prej vitesh. Sipas tij, me njohjen e Kosovës, Greqia do të ofronte një kontribut të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe do të ndërmerrte një gjest të rëndësishëm për të ushqyer lidhjet më të ngushta greko-shqiptare.
“Greqia ka mundësinë të kontribuojë në thyerjen e ngërçit aktual dhe injektimin e energjisë pozitive që mund të ndihmojë në lehtësimin e zgjidhjes së konfliktit. Një veprim i tillë me siguri do të mirëpritet nga shumica e vendeve perëndimore, si dhe institucionet e BE-së.
Njohja e Kosovës nga Athina, është në përputhje me pozicionin e SHBA-së. Mbi të gjitha, momenti është i duhuri. Si pjesë e angazhimeve të ndërmarra gjatë samitit të Shtëpisë së Bardhë shtatorin e kaluar, Serbia është zotuar të mos lobojë në vendet e tjera kundër njohjes së Kosovës për një vit. Vendosja e lidhjeve Kosovë-Izrael vendosi një precedent të rëndësishëm dhe Athina do të ishte e mençur të mësonte prej Tel Avivit”, thotë Çipa.
Sipas tij, pas njohjes nga Greqia, pavarësia e Kosovës do të njihej më pas nga Qiproja,
Kundërshtimi i Qipros ndaj pavarësisë së Kosovës bazohet tek pushtimi nga Turqia i pjesës së tretë veriore të ishullit: Republika Turke de facto e Qipros Veriore (TRNC), e krijuar pas një grushti shteti në 1974 në përpjekje për të aneksuar ishullin në Greqia.
Ndërkohë që ka pasur një angazhim të kufizuar midis Nikosizë dhe Prishtinës në vitet e fundit, Qipro mbetet kundër njohjes së Kosovës derisa të arrihet një marrëveshje midis Prishtinës dhe Beogradit dhe miratuar nga Kombet e Bashkuara.
Por qëndrimi i Greqisë ndaj Kosovës është një vendim orientuespër Qipron. Athina drejton një ambasadë jozyrtare, të njohur si Zyra Ndërlidhëse Greke, në Prishtinë dhe zyrtarët grekë deklarojnë vazhdimisht se mbështesin integrimin e Kosovës në Bashkimit Europian, duke mbajtur një qëndrim shumë më të butë se vendet e tjera anëtare që nuk e njohin Kosovës. Po ashtu, jo është e vetmja nga të pesta këto shtete që ka zyrë ndërlidhëse në Prishtinë.
Ekspertët e politikave ndërkombëtare thonë se nuk presin që pesë shtetet e Bashkimit Europian që nuk njohin pavarësinë e Kosovës, të ndryshojnë qëndrim, përveç Greqisë.
Greqia ka shumë të ngjarë të njohë Kosovën. Muri i krijuar nga 5 shtetet që nuk e njohin do të shembet së shpejti, pasi Greqia ose ndonjë vend tjetër të vendosë ta njohë Kosovën. “Greqia propozoi në ‘Agjendën 2014’ për thellimin e integrimit Euro-Atlantik të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Megjithëse unë shpresoj që Greqia do të ndryshojë qasjen e saj ndaj Kosovës, ne nuk mund të injorojmë lidhjet e ngushta të saj me shtetin serb, këtë të fundit Greqia e mbështet fuqishëm që të anëtarësohet në Bashkimin Europian”, tha eksperti amerikan David Phillips në një intervistë për mediat në Kosovë
Edhe pse nuk ka konfirmime zyrtare për raportet e mediave serbe, Greqia ka rritur kohët e fundit angazhimin diplomatik ndaj Kosovës, duke i kërkuar kryeministrit Albin Kurti forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla ka pranuar vetëm një javë më parë ftesën e Greqisë për vizitë zyrtare në Athinë.
Greqia është një prej pesë shteteve të Bashkimit Europian që nuk e ka njohur ende Kosovën, por ka Zyrën e saj ndërlidhëse në Prishtinë. Përveç Greqisë, pavarësinë e Kosovës nuk e kanë njohur as anëtaret e BE-së: Sllovakia, Qipro, Rumania dhe Spanja.
Ftesa për vizitën e Gërvallës në Athinën zyrtare, u bë përmes udhëheqëses së Zyrës ndërlidhëse greke në Kosovë, Chryssoula Aliferi, gjatë një takimi më 15 prill, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Në këtë takim, Kurti ka kërkuar nga Aliferi, që Greqia t’i bashkohet shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por sipas qëndrimit të Athinës zyrtare, që është publikuar edhe në faqen e Zyrës ndërlidhëse në Prishtinë, çështja e njohjes varet nga rezultati i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës deklaron se Prishtina dhe Athina zyrtare tashmë kanë marrëdhënie të mira dypalëshe dhe shton se “Kosova është shumë e interesuar në thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional me Greqinë”.
Ministria po ashtu dha një sinjal të fortë një javë më parë kur se Kosova është optimiste për njohjen e pavarësisë, duke pasur parasysh fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve. ““Ne besojmë se kjo qasje miqësore duhet të rezultojë në bashkëngjitjen e Greqisë me shtetet e tjera të BE-së që e kanë njohur Kosovën. Për më tepër, ne jemi duke punuar në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e ekonomisë, kulturës, por edhe në fusha të tjera, që janë të rëndësishme për të dyja vendet”, tha ministria.
Në qëndrimet e saj politik ndaj Kosovës, Athina ka deklaruar se “mbështet plotësisht dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, nën ndërmjetësimin e BE-së, dume theksuar se Greqia ka mbështetur Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare si dhe në vendimin për liberalizimin e vizave.(SI)