MENU
klinika

Shkencëtarët zgjidhin misterin

Pse ndodh mpiksja e gjakut pas vaksinimit me AstraZeneca dhe J&J

28.05.2021 - 07:55

Misteri që lidhet me mpiksjen e gjakut pas vaksinimit me AstraZeneca dhe Johnson & Johnson është zgjidhur më në fund nga shkencëtarët në Gjermani. Sipas një raporti të Financial Times, Rolf Marschalek, një profesor në Universitetin Goethe në Frankfurt, tha se hulumtimi i tij zbulonte se mpiksja e gjakut pas vaksinimit lidhej me vektorët adenovirus që përdorin të dy vaksinat për të dërguar proteinën Spike në trup.

J&J tashmë kishte kontaktuar laboratorin e Marschalek për udhëzime të mëtejshme dhe po kërkonte mënyra të reja për të modifikuar vaksinën, tha profesori. Sipas Marschalek dhe shkencëtarëve të tjerë, disa qeliza të vaksinës bashkohen ose ndahen, duke krijuar versione të reja, të cilat nuk mund të lidhen me membranën qelizore në të cilën arrihet imunizimi.

Në vend të kësaj, proteinat sekretohen nga qelizat dhe shpërndahen në trup, duke shkaktuar mpiksje gjaku në rreth një në 100,000 njerëz, sipas teorisë së Marschalek. Profesori beson se problemi me këto vaksina mund të zgjidhet nëse prodhuesit arrijnë të modifikojnë proteinën Spike, raporton abcnews.al