MENU
klinika

"Erdhën në gjendje të rëndë. Fillimisht vdiq më e moshuara..."

QSUT reagon për vdekjen e tre familjarëve nga Gjilani

09.05.2021 - 12:13

Duke reaguar për rastin e vdekjes së tre pjesëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani, Qendra Spitalore Universitare në Tiranë, thekson se ata mbërritën në spital paraditen e së enjtes në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjendja e tyre siç thekson deklarata u përkeqësua edhe më tej gjatë mbrëmjes, ku janë shtruar në reanimacion.

Fillimisht ka ndërruar jetë Ilfete Haliti, 78 vjeçare dhe një ditë më vonë kanë ndërruar jetë edhe bashkëshortët Afrim e Ferzinaze Haliti, përkatësisht 56 dhe 47 vjeçe.

Paraditen e dt. 06.05.2021 në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme QSUNT, pacientët I. H mosha 78 vjec, A. H mosha 56 vjec dhe F. H mosha 47 vjec, janë paraqitur me ambulancë, me diagnozë “intoksikacion nga kërpudha. Gjendja e pacientëve paraqitej e rëndë.

Pasi i jane kryer gjitha ekzaminimet dhe konsultat sipas protokolleve mjekesore te urgjences dhe jane hospitalizuar fillimisht ne Shërbimin e Toksikologjisë dhe pas dhe në mbrëmje për shkak se gjendja e tyre u përkeqësua u trasferuan në Shërbimin e Reanimacionit Qendor. Pavaresisht perpjekjeve te mjekeve, ata kanë ndërruar jetë pranë ketij sherbimi: pacientja I. H dt 06.05.2021, pacienti A. H ne dt. 07.05.2021 dhe pacientja F. H ne dt. 08.05.2021”, thuhet në deklaratë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vdekja e tre anëtarëve të familjes Haliti në Durrës

Flet djali i viktimës: Shkuan me simptoma të rënda në spital…