MENU
klinika

Mbërrijnë në Rinas edhe 11 700 vaksina Pfizer

Rama: Brenda qershorit, duam të vaksinojmë 1 milion qytetarë

31.05.2021 - 22:03

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar me anë të një statusi në rrjetet sociale se mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit 11 700 vaksina Pfizer.

Rama shkruan se bashkë me sasinë e sotme shkon në 858,750 sasia e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.

“Sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” edhe 11,700 vaksina Pfizer, duke e çuar në 858,750 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura në Shqipëri

Deri tani ia kemi dalë të kryejmë 776,461 vaksinime për të moshuarit dhe punonjësit e shërbimeve kritike, me synimin për të zgjeruar së shpejti fashën e vaksinimit, drejt objektivit 1 MILION vaksinime brenda qershorit”, shkruan Rama.