MENU
klinika

“Prej disa javësh jemi në krye të klasifikimit në Europë për…"

Rama: Mos u ankoni për orën policore antiCovid, ne e dimë se çfarë bëjmë

28.05.2021 - 19:31

Kryeministri Edi Rama të premten iu është përgjigjur të gjithë qytetarëve që janë ankuar për mos heqjen e orës policore, duke theksuar se kush bën krahasime me vendet e tjera, të mos harrojë se prej disa kohësh ne jemi në krye të klasifikimit në Europë për uljen e nivelit të infektimeve dhe humbjeve të jetës.

Përmes një shënimi të shkurtër në Twitter, Rama shkruan se qeveria shqiptare e di mjaft mirë atë se çfarë duhet të bëjë dhe nuk do të bie në kurthin e euforisë.

“Kush bën krahasime me vendet e tjera për orën policore antiCovid, të mos harrojë se prej disa kohësh tanimë jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës! Dmth e dimë mirë atë që bëjmë dhe nuk do të biem në kurthin e euforisë!”, citohet nga mesazhi i kryeministrit, Rama.

Po ashtu, sjellim në vëmendje se duke nisur nga 1 Qershori, shqiptarët nuk do duhet të mbajnë më maskat mbrojtëse në ambiente të jashtme. Komiteti Teknik i Ekspertëve prezantoi sot lehtësimin e masave kufizuese sa i përket situatës së krijuar nga koronavirusi.

Ambientet ku nuk ruhet dot distanca fizike dhe mjetet e transportit publik janë ato ku maska do vijojë të përdoret.

Ora policore gjithashtu shtyhet në orën 23:00 deri në 6 të mëngjesit, ndërsa nga 1 korriku, ora policore do të shtyhet edhe me 60 minuta, pra deri në orën 12 të natës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ahmetaj: Ja çfarë synon plani A i Ramë!

“Vetëm këtë muaj do humbasim 70 mln USD”

IKSHPK iu bën thirrje qytetarëve të Kosovës

“Maskë dhe distancën fizike, virusi është kudo!”