MENU
klinika

Nga kantieret e rindërtimit te projektet 3D

Rama nxjerr videon në Ditën e Punëtorëve

01.05.2021 - 07:38

Më 1 Maj, e cila konsiderohet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta nisë ditën me pamje nga kantieret e hapura në të gjithë vendin.

Me anë të një video të publikuar në rrjetet sociale, Rama prezanton punën që po bëhet aktualisht kryesisht në zonat e dëmtuara nga tërmeti për t’u zhvendosur në projektet 3D, që tregon pamjet që do të marrin këto godina.

Kreu i qeverisë e ka shoqëruar videon me një përshkrim të shkurtër. “1 Maj”, shkruan Rama.