Përfshirjen e policisë në kontrollin e ndërtimeve pa leje, kryeministri Edi Rama e argumentoi se zotërimin e kapaciteteve.
Rama mori shembull rastet kur polici shkon deri në fund të botës për një çati apo mur të ndërtuar pa leje, por nuk ka zellin të shkojë te ndërtimet në buzë të rrugës në zonat bregdetare. Kjo tha Rama, ka një shpjegim të thjeshtë, por shtoi se policia duhet të bëhet mburojë në 28 mijë kilometrat e vendit.
“Sot vëmë një theks shumë të fortë te kalimi te një fazë tjetër për të vendosur kontroll në mbrojtjen e territorit nga ndërhyrjet dhe aktivitetet e paligjshme. Qëllimi është për të rritur vetëdijen dhe përgjegjësinë e Policisë së Shtetit në raport me këtë aspekt kaq të rëndësishëm të qeverisjes dhe detyrimeve që ka shtetit ndaj vendit dhe qytetarëve. Vazhdojmë të jemi në një fazë konfuzioni mes institucioneve dhe mungese ndërveprimi konstant.
Kjo kërkon mbështetje të plotë në aspektin ligjor. Këtë e kemi garantuar me ndërhyrjet e bëra në kodin penal dhe kërkon një paketë të re aktesh nënligjore ku të gjitha përgjegjësitë dhe ndërveprimet që pasojë të jenë të qarta për të gjithë. Është e rëndësishme të kuptohet nga të gjithë këtu se çdo ndërtim pa leje sot rrit në mënyrë të ndjeshme kostot e përbashkëta nesër duke cenuar pronën publike apo private, Duke cenuar planet e zhvillimit dhe buxhetin e shtetit. Kemi ndërtime me leje që bëhen vatra abuzimi.
Mbi lejen e dhënë krijohen vaukume të tjera me kosto për komunitetin dhe zhvillimin. Policia e Shtetit e ka kapacitetit ta kontrollojë territorin. Këtë e tregon një fakt i thjeshtë dhe sakëlldisës. Kur vjen puna për një mur, një çati në fund të botës gjendet polici që shkon atje dhe I kërkon llogari qytetarit ndërsa kur vjen puna për ndërtime në buzë të rrugës në zonë bregdetare nga Velipoja në Sarandë nuk gjendet i njëjti polic i zellshëm. Ju e kuptoni mirë psenë e këtij kontrasti. Duhet të fokusohemi te fakti që policia e Shtetit i ka të gjitha kapacitetet për t’u bërë mburojë në 28 mijë kilometrat”, tha Rama.