MENU
klinika

"Do ndrijnë akoma sytë e tu..."

Red Radoja, fjalë të thjeshta dashurie dhe dhimbjeje

05.05.2021 - 13:27

         Aktori i mirënjohur humbi betejën me covid-19, pas ditësh të vështira dhe pasojave të rënda nga virusi vdekjeprurës.

Kinematografia shqiptare humbet një ndër aktorët më përkushtuar dhe profesionistë, brezi që bënë me artin e tyre, të sjellim në kujtesë për të mos i harruar kurrë heronjtë dhe patriotët që derdhën gjakun e nuk e kursyen jetën, as në lulen e rinisë…

I tillë ishte Guljelmi, kur sillte të gjallë në kinema Petro Ninin e shkronjave shqipe skuqur me gjakun e atdhetarizmës së patriotëve  –  “Kush vdes në këmbë”, mbetet një nga rolet-ikonë të aktorit në kinematografisë shqiptare.

Mes mesazheve të shumta që shprehin dhimbjen e miqve dhe kolegëve, fjalët e të birit, Red Radoja, përcjellin dhimbjen mes dashurisë së pafundme, që do të vazhdojë të jetojë tek ata dhe të shkëlqejë si yjet në qiell, në sytë e mbesave dhe nipit të vogël…

Në “Facebook”, ai shkruan:

“Prehu në paqe bab!

Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël …

Repose en paix papa!

Tes yeux continuent à briller sur le front de tes enfants et petits-enfants.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit