MENU
klinika

Ja çfarë shkruan

Reuters i bën jehonë zbarkimit të ushtrisë së SHBA-së në Portin e DurrësiT

01.05.2021 - 18:17

Porti i Durrësit në Shqipëri ka mirëpritur një fluks të madh kontejnerësh dhe kamionësh të mëdhenj këtë javë përpara stërvitjeve të NATO-s, një përqendrim i automjeteve ushtarake që zyrtarët amerikanë thanë se nuk është parë në Adriatik që nga Lufta e Dytë Botërore, shkruan Reuters.

Rreth 700 pajisje dhe mjete nga Skuadra Luftarake e Brigadës së 53-të të Brigadës së Këmbësorisë të Gardës Kombëtare të Florida-s po shkarkoheshin nga USHNS Bob Hope në Durrës, 33 kilometra (20 milje) në perëndim të kryeqytetit, Tirana. Ato do të përdoren për dy javë trajnim që përfshin deri në 6,000 trupa amerikane në gjashtë baza ushtarake shqiptare.

Është pjesë e stërvitjeve shumëkombëshe ushtarake të udhëhequr nga Ushtria Amerikane Defender-Europe 21, të cilat janë përqendruar në parandalimin e agresionit dhe ndërtimin e gatishmërisë operacionale me NATO-n dhe një numër më të madh të aleatëve dhe partnerëve. Stërvitja do të zgjasë nga 17 maj deri më 2 qershor.

“Shqipëria është një partner i vlerësuar. Ushtarakët tanë përfitojnë duke u stërvitur së bashku, duke rritur ndërveprimin, duke ndërtuar gatishmërinë e operacionit dhe duke forcuar marrëdhëniet, të gjitha këto mundësojnë aftësinë tonë për t’iu përgjigjur çdo krize, në çdo kohë, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë”, tha sot Tammy Muckenfuss i Ushtrisë Amerikane për Evropën dhe Afrikën, me qendër në Gjermani.

Për Majorin Randall Moran, “bashkimi i të gjithë këtyre grupeve është diçka shumë unike”.

Një anije ushtarake britanike do të mbërrijë gjithashtu në ditët e ardhshme.

Defender-Europe këtë vit ka përfshirë rreth 28,000 forca amerikane, aleate dhe partnere nga 27 kombe për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se një duzinë kombesh, nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkan.

Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, një anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1.000 trupa në atë që Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e quajti “një ngjarje historike sepse është stërvitja më e madhe në Shqipëri dhe rajon”.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë vlerësuan mirëseardhjen, ushqimin e mirë dhe bukurinë natyrore të Shqipërisë.

Muckenfuss tha, “Shqipëria ka qenë një mikpritëse mahnitëse dhe i ka përshëndetur të gjithë ushtarët tanë me ngrohtësi”.