MENU
klinika

"Duan të dobësojnë PD"

Revoltohet Lubonja: “Non grata” Berishës, mbështetje që i jepet Edi Ramës për ndryshimin e kufijve në Ballkan

20.05.2021 - 09:51

Fatos Lubonja ka një analizë ndryshe të asaj që ndodhi sot, ku ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha u shpall ‘non grata’ nga SHBA.

Lubonja tha se nëse ky qëndrim i SHBA do kishte ardhur në 96-97 do ishte shumë i kënaqur, pasi do shikonte një mbështetje për demokracinë, por sot sipas tij, kur është një tjetër situatë i duket një lëvizje anakronike.

Për të, nuk ka të bëjë me demokracinë, por është një mbështetje politike që i jepet kryeministrit Edi Rama. Për motivet, ai ka dy hipoteza, njëra prej tyre për ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Gjykimet janë gjithmonë kontekstuale dhe të vërtetat, domethënë e gjykojmë si e gjykojmë në një kontekst kohor. Në qoftë se në vitin 1996-1997 kur Berisha bëri vjedhjen e votave, tentoi të ndërtonte një sistem autoritar, do kishte pasur një reagim si ky i sotmi do të isha shumë i kënaqur, i lumtur në kuptimin që kam një mbështetje për demokracinë kurse në kontekstin e sotëm kur është i njëjti Berishë, por tjetër situatë, kur ka një qeveri që më vjedh votën, më kërcënohet demokracia nga një tjetër parti që në atë kohë ishte e persekutuar nga Berisha, më duket një lëvizje anakronike, jashtë kohe. Berisha ka 8 vjet aty. Në qoftë se do ishte i dënueshëm për gjëra do ishte dënuar në 1996, 1997, ndërkohë që është mbështetur. Nuk e hoqën ata, e hoqi populli shqiptar.

Ashtu sikurse përsëri u bë kryeministër, u quajt burrë shteti. Në këtë kontekst nuk shoh ndonjë shqetësim amerikan për të mbaruar tranzicioni apo mbrojtur demokracinë, unë shikoj një lëvizje politike.

Gjëja e parë që unë nuk di, këta amerikanë si i marrin këto vendimet, ta krahasoj dhe me botën. Korrupsion ka bërë dhe Nano e ku di unë, s’kemi parë.

Bushi erdhi këtu, burrë shteti i tha Arvizu. Nuk e shoh që ka një memorie institucionale për Berishën. Shoh politika më të çastit.

Unë do ngre hipotezën se nuk jam më i informuar. Këtu ka shumë pikëpyetje. Nga pikëpamja ligjore, çdo njeri ka të drejtë, Amerika shtet i së drejtës dhe Alkaponen e dënuan për evazion fiskal. Çdo njeri ka të drejtë të prezumohet i pafajshëm, ç’është kjo pa prova. Nga pikëpamja juridike më duket e dyshimtë. Në parim.

Si tek Doshi, si tek Berisha, unë si qytetar shqiptar dhe ata si qytetarë shqiptarë kanë të drejtë të dinë çfarë krimesh kanë bërë, kush e akuzon? E akuzon drejtësia shqiptare? Ka një drejtësi, dua të di akuzën dhe gjykatësin që të thotë kjo qëndron, kjo nuk qëndron. Në këtë kuptim e shoh pak problematike.

Më e rëndësishmja ka të bëjë ndërhyrja në politikat shqiptare sot. I qëndroj tezës më mirë tre banda se një bandë. Në qoftë se bëhet fjalë për demokraci në Shqipëri, unë shikoj një rrezik shumë të madh se një parti ka kapur shtetin komplet dhe nuk shoh asnjë ndërhyrje amerikane për këtë.

Qartazi kjo është mbështetje për këtë regjim. Ore pse mbështetje për Edi Ramën këta, kur Edi Rama është sot problemi? Si ka mundësi nuk shohin këtë, por shohin atë para 8 vjetëve. Them që kjo nuk ka të bëjë me demokracinë, por me një mbështetje politike që i jepet Edi Ramës.

Cilat janë interesat amerikane? Kam dy hipoteza por jo definititve. Njëra hipotezë, interesat me lobingjet që bëhen atje. Pak njerëz po t’i kesh aty se Shqipëria në axhendën amerikane nuk është aq e rëndësishme siç mund të jenë vende të mëdha. mund të jenë lobingje që mbështesin Edi Ramën.

Prapë nuk më bind shumë por e ngre si hipotezë. Hipoteza e dytë që më duket më problematike, mos vallë është ajo axhenda Trump e ndryshimit të kufijve në Ballkan? Atëherë në qoftë se është kjo, mos vallë zgjidhja e një çështje kaq të rëndësishme politike, është e tillë që i japim një mbështetje këtij se është një ish-president që ka dalë kundër. T’i japim mbështetje këtij, se e kemi garancinë, lidhjet me Vuçiç janë dhe në këtë mënyrë heqim qafe i japim një goditje këtij personazhi shqetësues. Nuk bindem që kjo është për demokracinë.

Për mendimin tim nëse flasim për tranzicion, demokracia është gjithmonë tranzicion dhe do luftosh përditë. Në qoftë se do ndërtosh demokracinë dhe t’i japësh fund tranzicionit, kjo nuk është çështjet emrash por çështje sistemi, oligarkik, një ekonomi kriminale”, deklaroi Lubonja.

Lubonja tha se ‘të heqim një Berishë se qenka radikal’, është të dobësosh opozitën dhe të forcosh një regjim. Sipas tij, Edi Rama ka një projekt të qartë për të eliminuar rivalët.

“Mua mu shkelën dy nene të ligjit që ka të bëjë me privatësinë, në vend që ky SPAK të hapë proces, e ka aty, është krimi aty, e di si thotë, ky u vra këtu, ja ku është vrasësi thotë jo mo se kemi ata vrasësit para 8 vitesh. Si mund të besoj unë te ky SPAK? Në rastin më të mirë kjo është për të bërë propagandë, Rumania e Kroacia. Nuk janë suksese këto, është propagandë, për të shitur ja kapëm dy kryeministra dhe funksionoi drejtësia. Rumania nuk është histori suksesi. Unë e quaj histori pushteti, lufte për pushtet.

Kjo që thoni ju të heqim një Berishë se qenka radikal, është të dobësosh opozitën dhe të forcosh një regjim. Ai thotë që në fillim po njoh zgjedhjet, njihni zgjedhjet, kur nuk është dhënë verdikti, aq më tepër kur ka aq shumë prova për manipulime. U bë 5 qershori, pse nuk i thanë Edi Ramës respektoje 5 qershorin, këtë që bërë ktheje mbrapsht. Në qoftë se thoni se amerikanët vendosin, siç i tha Palmeri kthehuni aty, po kështu mund të ndërhynte.

Kështu ka qartazi mbështetje politike. Edi Rama ka kohë që ka punuar me një projekt të qartë për të eliminuar rivalët. Akuzat ndaj Berishës dhe Metës që unë jam i miri këta janë të këqijtë janë të vjetra. Dosjet e Berishës që unë mendoj që kanë kohë që i bëjnë dhe të Ilir Metës…procesi ka qenë i gjatë. Në këtë luftë që është bërë hap pas hapi…

Në qoftë se ju kujtohet ka dalë dikur Erion Veliaj dhe thoshte Nano-Berisha dhe perëndimi ka pas këtë besimin që po vjen një njeri i ri. Rama ka luajtur bukur në këtë aspekt, duke i mashtruar ata dhe ne fillimisht. Unë jam nga ata që mashtrimin e kam provuar shumë herët. Ky ka punuar vazhdimisht në luftën e tij politike dhe është mjaft i zoti, ka punuar shumë dhe me lobingjet dhe Meta dhe Berisha kanë qenë në targetin e tij”, – tha Lubonja.

Ai deklaroi më tej se e sheh si një luftë për pushtet, për të zbutur kreun e PD për të pranuar zgjedhjet.

“Ne duhet ta dimë ky është vendim që është marrë sot, apo është i vjetër? Ne si gazetarë duhet ta dimë. Cilat janë zhvillimet? Një nga zhvillimet është ky, që kjo opozita u soll mirë deri tek zgjedhjet, por pastaj filloi të thotë që nuk i njoh zgjedhjet. Në këtë luftë për pushtet për ta zbutur Lulin, nxjerrin këtë të vjetrën. Ambasadorja tha dje të njihen zgjedhjet. Ajo që di unë nga këta që kanë folur, teoria e tyre është ne hyjmë në parlament, por nuk njohim zgjedhjet. Pse? Hyj në parlament se s’dua ta lë bosh, por nuk i njoh zgjedhjet. Këta duan hy dhe t’i njohësh zgjedhjet. Berisha shërben si faktor, ky është një mendim i imi”, – deklaroi Lubonja.