18.05.2021 - 08:28
Puna për rindërtimin e banesave dhe pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit po vijon me ritme të shpejta dhe qyteti i Laçit do të ketë padyshim një pamje krejtësisht tjetër pas përfundimit të projekteve.
Kryeministri Edi Rama ka postuar sot një video nga kantieri i kompleksit të ri në Laç, ku do të jenë 13 pallate, 524 apartamente, qendër tregtare e parqe kombëtare.
“Mirëmëngjes nga kantieri i kompleksit të ri në Laç, me 13 pallate, 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e parqe komunitare”, shkruan Rama.