Zgjedhjet e 25 Prillit nuk kane qenë tërësisht të kristalta. Prokuroria ka dyshime për kryerjen e 8 veprave penale, duke nisur nga falsifikimi i rezultatit deri tek shitblerjen e votës.
Celibashi: Për zgjedhjet 25prill 2021 kanë nisur hetimet për: Falsifikim të materialit zgjedhor & rezultateve të zgjedhjeve, pengimi i subjekteve zgjedhore, Votimi më shumë se një herë/pa u identifikuar. Hetime edhe për: Shkeljen e fshehtësisë së votimit, Korrupsionin aktiv në zgjedhje, kanosje/dhunim të pjesëmarrësve në zgjedhje, marrje ose përdorim të paligjshëm i dokumenteve të identifikimit.
Hetimet nuk po i kryen vetëm SPAK, por edhe Prokuroritë e 5 rretheve.
Celibashi: Për zgjedhjet e 25prill 2021 në KQZ janë depozituar 10 kërkesa për informacion & 2 vendime për sekuestrime të materialeve zgjedhore nga SPAK & Prokuroria Tiranë, Gjirokastër, Pukë, Vlorë & Elbasan. Pamje filmike të procesit të numërimit janë kërkuar & nga Policia e Tiranës.
Vetë KQZ duket se nuk do rrijë duarkryq, por në mbyllje të maratonës së ankimi