Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vetëm në mesjavë do të ketë reshje kryesisht në jug dhe më pas mesditën e së enjtes, këto reshje do të transferohen në veri.
Parashikimi i SHMU:
Kjo javë e parë e Majit parashikohet të jetë me tiparet e një pranvere të vërtetë. Deri në mesjavë parashikohet mot me diell dhe alternime vranësirash. Më tej qendrueshmëria do të ndërpritet pasi drejt vendit do të vijë një front me kohëzgjatje të shkurtër prej pasdites së të mërkurës e deri mesditen e së enjtes. Reshjet do të jenë të intensitetit të ulët dhe shtrëngata të shkurtra kryesisht në jug, ndërsa të enjten do të përqendrohen në veri. Prej mesditës së të enjtes e në vijim moti do të rikthehet me diell e vranësira.
Era deri në mesjavë do të fryjë nga veriperëndimi e më tëj kthen nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet. Për pasojë temperaturat do të pësojnë luhatjet e veta si më poshtë. Valëzimi do të jetë i forcës 2 deri 4 ballë.