MENU
klinika

Sondazhi i Institutit të Universitetit Europian

Shqipëria vendi i radhës që duhet të anëtarësohet në BE, Serbia renditet e fundit me 0 %

06.05.2021 - 17:57

Ditën e sotme në Firence të Italisë është zhvilluar konferenca vjetore “State of the Union”, e organizuar nga Instituti i Universitetit Evropian.

Në këtë konferencë të pranishëm ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe eurodeputeti i Parlamentit Europian, David McAllister.

Temë e konferencës ishte integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, por edhe vështirësitë e sfidat, që po e mbajnë ende në ngërç këtë proces.

Sakaq, Instituti i Universitetit Europian, e cila ishte dhe organizatorja e konferencës, kishte bërë një sondazh, në lidhje se cila nga vendet e Ballkanit Perëndimor duhej të anëtarësohej së shpejti në BE.

54% e të pjesëmarrësve në sondazh, kanë votuar që Shqipëria duhet të jetë shteti i radhës që përfshihet në BE, më pas vjen Maqedonia e Veriut me 23% dhe Serbia me 0%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN