MENU
klinika

Serie A, Java 34

Shqiptari shënon golin që shpëton Torinon

03.05.2021 - 21:49

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka shënuar golin e parë në Serie A, por me shumë vlerë, aq sa vlen për mbijetesë. Ai ka gjetur rrugën  rrjetës në sfidën e sotme ndaj Parmës, të vlefshme për javën e 34-t të Serie A.

Pas një depërtimi mjaft të bukur në minutën e 63-të nga e majta nga ana e Ansaldit, mbrojtësi argjentinas asistoi për 26-vjeçarin shqiptar, i cili me portën e boshatisur, nuk fali duke kaluar në avantazh Torinon.

Një gol ky tepër i rëndësishëm. Vlen të theksohet fakti se skuadra e trajnerit Nicola ka 34 pikë, ndërsa ka lënë pas 5 skuadra në fund pas vetes dhe mbijetesa thuajse kryhet, për më tepër Torino ka edhe një ndeshje më pak, atë Lazion.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin