MENU
klinika

Manastirliu dhe Klosi tregojnë planin

Si do jenë pushimet këtë vit?

18.05.2021 - 10:48

Sezoni veror 2021 do të jetë më i çliruar nga kufizimet e koronavirusit, por sërish do të ketë një protokoll të hartuar nga autoritetet që pushuesit dhe operatorët turistikë do duhet të zbatojnë.

Lajmin e bëri me dije ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila së bashku me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi kanë marrë pjesë në mbledhjen e Task-Forcës së Turizmit për qarkun e Tiranës, ku lajmëruan masat e përbashkëta për mbarëvajtjen e një sezoni turistik të sigurt, përtej pandemisë.

“Kemi një situatë të kontrolluar epidemiologjike, numrat e infektimeve dhe pozitiviteti është nën 2%. Shqipërtia ka dalë nga zona e riskut, vaksinimet me intensitet për sezonin turiustik të lehtësuara do të garantojnë stafeve e pushuesve sa i përket këputjes së zinxhirit. Brenda mnajit të përfundojmë vaksinimin e punonjësve të strukturave akomoduese, protokollet edhe këtë vit do kërkohet zbatimi i tyre.

Në kuadër të sezonit turistik do vijojmë të përmyllim vaksinimet e punonjësve të sektorit të turizmit brenda majit, që të kemi një lehtësi në funksion të shërbimeve që ofrojnë këto struktura.

Ministra po përgatitet të marrë masa për mbarëvajtjen e të gjithë sezonit, në aspektin e ruajtjes e kujdesit për shëndetin. Sezoni turisitk do vijojë të ketë në komponentët e tij dhe hapjen e qendrave shëndetësore verore, do jenë 28 qendrat me kujdes 24 orësh që do hapen përgjatë gjithë zonave bregdetare dhe malore.

Komponenti i tretë po kaq i rëndësishëm është programi i dezinsektimit të zonave turistike, i cili ka nisur sot në vijën bregdetare të Durrësit dhe në zonën e jugut dhe deri në datë 28 maj përfundon dezinsektimi i parë si proçes i plazheve, duke filluar nga Velipoja drejt Shëngjinit dhe duke u finalizuar përgjatë gjithë bregdetit”, tha Manastirliu.

Ministri Klosi deklaroi se do të ketë rregulla që nga siguria e jetës në plazhe, sigurimi i rendit, niveli i zhurmave, muzikës, duke garantuar komoditet për çdo pushues vendas dhe të huaj.

“Sot deklaroj publikisht nga ky takim i Task-Forcës që hapet sistemi i aplikimit për operatorët turistikë që duan të posedojnë një stacion plazhi. Parimet do të jenë të njëjta si në vitin 2020. Mund të them me plot gojën që ia dolëm të kishim një sistem shumë efikas, nëpërmjet platformës sonë tashmë publike dhe shumë transparente e-albania”, tha Ministri Klosi.

Edhe sezoni turistik 2021 do të ketë një protokoll sa i takon masave anticovid, për të patur një situatë të kontrolluar të COVID19 gjatë sezonit turistik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si goditën tërmeti dhe virusi pikën e fortë të qytetit?

Durrësi në kohën e pandemisë


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!