MENU
klinika

A mund të jeni alergjik ndaj saj?

Si përdoret epinefrina për të trajtuar një reaksion alergjik?

03.05.2021 - 10:48

Disa njerëz mund të përjetojnë efekte anësore nga një ilaç që shpëton jetën, i quajtur epinefrinë. Sidoqoftë, nuk ka gjasa që ju të jeni “alergjik” ndaj epinefrinës. Përdorimi i epinefrinës në rast të reaksionit alergjik që ndikon në rrugët e frymëmarrjes, shpëton dhe do të vazhdojë të shpëtojë shumë jetë. Nuk ka kundërindikacion absolut për përdorimin e epinefrinës në rastet e dyshuara të anafilaksisë akute

Çfarë është Epinefrina?

Një emër tjetër për epinefrinën është adrenalina dhe është një hormon që prodhohet nga gjëndrat mbiveshkore. Ju nuk mund të jetoni pa të. Kjo është arsyeja pse duket e çuditshme që rrallë një individ mund të përjetojë një reaksion alergjik kur i jepet epinefrinë si ilaç.

Epinefrina lirohet nga gjëndrat mbiveshkore në përgjigje të stresit dhe është përgjegjëse për fenomenin “lufta “( përgjigja e organizmit ndaj stimuluesëve të jashtëm). Ka disa efekte në trup duke përfshirë shpejtimin e rrahjeve të zemrës dhe rritjen e furnizimit me oksigjen dhe lëndë ushqyese në muskujt e skeletit dhe trurin në mënyrë që të largoheni nga rreziku. Gjithashtu rrit ndërgjegjësimin dhe ju jep vizion dhe dëgjim më të mprehtë.

Epinefrina  clirohet në përgjigje të frikës ose stresit në shpërthime të vogla dhe këto efekte zakonisht zgjasin një kohë shumë të shkurtër, vetëm aq kohë sa të na lejojnë të mbijetojmë në situata stresuese ose të rrezikshme.

Njerëzit të cilët nuk prodhojnë mjaftueshëm epinefrinë nga gjëndrat mbiveshkore kanë një gjendje të quajtur sëmundja Addison e cila mund të jetë fatale nëse nuk trajtohet si duhet.

Si përdoret epinefrina për të trajtuar një reaksion alergjik?

Epinefrina përdoret si ilaç për reaksione alergjike kërcënuese për jetën (anafilaksi) dhe mund t’ju shpëtojë jetën. Epinefrina është ilaçi i zgjedhur dhe ilaçi i parë që duhet të administrohet në anafilaksinë akute. Epinefrina përmbys simptomat e menjëhershme, kërcënuese për jetën, të tilla si vështirësi në frymëmarrje, fishkëllima dhe ënjtje që prekin sistemin e frymëmarrjes. Për këtë arsye, nuk ka kundërindikacion mjekësor për përdorimin e epinefrinës në rastin e reaksionit alergjik që shkakton anafilaksinë akute.

Reagimi alergjik ndaj epinefrinës

Epinefrina është një hormon që prodhohet natyrshëm nga trupi, dhe thelbësor për jetën. Në shumicën e rasteve, një alergji e vërtetë ndaj epinefrinës nuk ekziston. Komponenti i sistemit imunitar që shkakton ënjtje të sistemit të frymëmarrjes është akorduar për të reaguar ndaj alergjenëve të huaj. Meqenëse epinefrina është natyrshëm e pranishme në trup, një sasi e vogël, shtesë e injektuar e epinefrinës nuk ka gjasa të shkaktojë reaksion alergjik.

Kjo nuk do të thotë që njerëzit nuk kanë provuar efekte anësore për shkak të epinefrinës, duke përfshirë: probleme me frymëmarrjen, rrahje më të shpejtë të zemrës, djersitje, të përziera, marramendje, ankth dhe frikë. Këto ndryshime nuk janë menjëherë kërcënuese për jetën dhe janë shenja që epinefrina e injektuar po punon në trup ashtu siç është menduar. Këto efekte anësore të epinefrinës janë të vogla krahasuar me vdekjen, rezultati më i keq i një reaksioni alergjik që kërcënon të bllokojë rrugët ajrore (anafilaksia akute) .

Shpesh këto efekte janë për shkak të reaksionit alergjik dhe jo epinefrinës, ose janë efektet natyrore të adrenalinës në trup. Ndërsa reagojmë ndryshe ndaj burimeve të ndryshme të stresit, ndikimet e adrenalinës do të ndikojnë ndryshe tek njerëz të ndryshëm.

Ju gjithashtu mund të jeni alergjik ndaj një ilaçi të kombinuar. Për shembull, epinefrina zakonisht kombinohet me një ilaç tjetër të quajtur lidocain dhe ka pasur disa raporte të reaksioneve alergjike ndaj këtij kombinimi. Lidokaina është një anestetik lokal që përdoret për të trajtuar dhimbjen dhe kombinimi i lidokainës dhe epinefrinës nganjëherë përdoret në zyrat dentare.

Para përdorimit të epinefrinës

Nuk ka asnjë arsye mjekësore për të mos përdorur epinefrinën nëse keni papritur vështirësi në frymëmarrje, fishkëllimë ose ënjtje të sistemit të frymëmarrjes. Mos hezitoni të përdorni epinefrinë nëse keni këto simptoma. Reagimi alergjik pranë rrugëve të frymëmarrjes do të shkaktojë vdekjen nga mbytja. Nëse keni pasur një reagim negativ ndaj epinefrinës, duhet të vizitoni një mjek.

Duhet të theksohet se nëse keni një histori të anafilaksisë, mjeku mund t’ju udhëzojë të përdorni epinefrinë pavarësisht nga një alergji e konfirmuar ndaj saj ose nga një reagim i mëparshëm negativ. Kjo sepse anafilaksia është aq e rrezikshme për jetën saqë përfitimet mund të tejkalojnë rreziqet.

Ju mund të shikoni mundësi të tilla si imunoterapia (doza alergjie) për të trajtuar gjendjen tuaj. Është  e rëndësishme që të jeni tepër vigjilent për të shmangur çdo substancë të mundshme që mund të shkaktojë një episod anafilaktik. Gjithashtu do të duhet të dini se si të njihni shenjat dhe simptomat e para të një reaksioni anafilaktik në mënyrë që të filloni trajtimin menjëherë.

Gjithmonë telefononi nurgjencën edhe nëse keni epinefrinën tuaj me vete dhe e keni administruar atë. Alergjeni ndaj të cilit jeni duke reaguar mund të jetë i pranishëm në sistemin imunitar për më shumë kohë sesa do të zgjasë doza e epinefrinës.