MENU
klinika

"Femrat, kontinenti i errët"

Sigismund Schlomo Freud – hebre pa fe

06.05.2021 - 14:39

         Ati i psikanalizës, pionier i terapisë së kafshëve shtëpiake, njeriu që kishte fobi numrin 62, Sigismund Schlomo Freud lindi më 6 maj 1856 në Freiberg, në provincën austriake të Moravias. U rrit në Vjenë, ku studioi mjekësi dhe u specializua në neuropatologji. Personaliteti më i famshëm në fushën e psikologjisë është njëherazi një nga filozofët më me ndikim dhe më të diskutueshëm të shekullit XX. Teoritë dhe puna e Sigmund Frojdit ndihmoi në formësimin e pikëpamjeve tona të fëmijërisë, të personalitetit, të kujtesës, seksualitetit dhe terapisë. Të shumtë janë filozofët që vijuan punën e trashëguar nga Frojdi, ndërsa të tjerë zhvilluan teori të reja në kundërshtim me idetë e tij./Konica.al

Ishte gjatë trajtimit të pacientëve, që ai zhvilloi teoritë e tij të famshme të id-së, egos dhe superegos, epshit, instinkteve të jetës e vdekjes, apo psikanalizës. Teoria bazohet në besimin shkencor se mendimi i çdo individi ndikohet nga proceset psikike të të pandërgjegjshmes. Duke përdorur teknika të ndryshme, që mbështesin lidhjen mes të pandërgjegjshmes, mendjes dhe trupit, filozofi çek paraqet një bazë të sigurt për psikoanalizën: teoria e lapsusit, studimet mbi instinktet, veprimet e munguara dhe të pavullnetshme, dekompozimi i vetëdijes, por mbi të gjitha Frojdi na freskon mendjen sa i përket interpretimit të ëndrrave sipas tij. Idetë e Frojdit patën një ndikim kaq të fortë në psikologji, sa një shkollë e tërë mendimi doli nga puna e tij. Ndërsa përfundimisht u zëvendësua nga biheviorizmi, psikanaliza kishte një ndikim të qëndrueshëm si në psikologji, ashtu edhe në psikoterapi. Psikoanaliza u përpoq të sillte informacionin e pavetëdijshëm në vetëdijen e ndërgjegjësimit për të sjellë katarsis, një çlirim emocional që mund të sillte lehtësim nga shqetësimi psikologjik. Hulumtimet kanë zbuluar, se psikanaliza mund të jetë një trajtim efektiv për një numër rrethanash të shëndetit mendor. Vetëkontrolli, që përfshihet në procesin e terapisë, mund t’i ndihmojë njerëzit të arrijnë rritje dhe përmirësim afatgjatë. Sigmund Frojdi ka jetuar kryesisht rreth grave. Marrëdhëniet e ndryshme me to, si familjare dhe profesionale, ndikuan në hulumtimin e tij, duke ndihmuar për ta bërë atë neurologun më të famshëm në botë. Po ashtu, njihet për punën në histerinë rreth rastit të katër grave…

Frojdin e rrethojnë: vajza Ana, e lindur në të njëjtin vit me psikanalizën, e cila do t’ia kushtojë jetën të atit, bashkëshortja Marta, kunata dhe e besuara Mina, guvernantja Nani, nëna Amalia dhe, përtej kornizës familjare, pacientet e tij, të pasura, aristokrate ose borgjeze të njohura, disa prej të cilave financuan dhe zhvilluan teorinë e psikoanalizës: Lou Andrea Salome, Princesha Marie Bonaparte, etj. Megjithatë, në fund të jetës Frojdi pranoi se femra kishte mbetur për të një kontinent i errët, një enigmë pa seks./Konica.al

Përtej fushës së psikologjisë, shkroi dhe teorizoi për një gamë të gjerë subjektesh. Ai gjithashtu shkroi dhe zhvilloi teori me tema, ku përfshiheshin seksi, ëndrrat, feja, gratë dhe kultura. Frojdi lindi dhe u rrit si hebre, por e përshkroi veten si ateist: “Gjithçka është kaq fëminore, kaq e huaj për realitetin, saqë për këdo me një qëndrim miqësor ndaj njerëzimit, është e dhimbshme të mendosh se shumica e njerëzve nuk do të jenë kurrë në gjendje të ngrihen mbi këtë pikëpamje të jetës”, – shkroi për fenë. Gjithsesi, ai vazhdoi të kishte interes të veçantë për temat e fesë dhe shpirtëroren, madje shkroi një numër të konsiderueshëm librash rreth tyre. Në vitin 1999, “Time Magazine” i referohej Frojdit, si një nga filozofët më të rëndësishëm të shekullit të kaluar, një tjetër artikull e quante “mjeku më i diskredituar i historisë”. “Pavarësisht debateve dhe polemikave mbi vlerën e teorive të tij, Frojdi kishte një ndikim të rëndësishëm dhe të qëndrueshëm në fushën e psikologjisë”. Ndoshta kontributi më i rëndësishëm i Frojdit në fushën e psikologjisë ishte zhvillimi i terapisë së të folurit si qasje për trajtimin e problemeve të shëndetit mendor. Përveçse shërben si bazë për psikanalizën, terapia e të folurit është pjesë e shumë ndërhyrjeve psikoterapeutike, të përcaktuara për të ndihmuar njerëzit të kapërcejnë shqetësimet psikologjike dhe problemet e sjelljes.

W.H. Auden, në poezinë e vitit 1939: “Në kujtim të Sigmund Frojdit”, shkruan:

“Edhe nëse shpesh gabonte dhe, ndonjëherë, absurd,

Për ne, ai nuk është më një person

Po veçse një mjedis i tërë mendimi”.

Mendimi frojdian nuk është ai i një specialisti, ngecur në fushën e tij, por i një kureshtari, i hapur për gjithçka, i cili endet në arte dhe dije. Është një mendim embrion, që ndez gjithçka. Frojdi nuk është ai personi i pakuptueshëm që pandehim, kërkuesi i pamëshirshëm i simboleve, me kokën në re, mbi të gjitha ai është i fortë: një njeri i shkencës, që gjatë gjithë jetës pati mall për letërsinë. Konceptimi i gjuhës kufizohej me magjinë: e lidhur me brenditë tona, fjala lëkundet nga arbitrarja tek e domosdoshmja, përmes një fenomeni të endjes, të ndërvarësisë. Edhe pse teoritë e Frojdit kanë qenë subjekt i polemikave dhe debateve të konsiderueshme, ndikimi i tij në psikologji, terapi dhe kulturë është i pamohueshëm./Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Frojdi, psikanaliza dhe letërsia

“Ëndrrat shprehin kujtime dhe njohuri”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit