MENU
klinika

Tenderi për Ministrinë e Financave

Sistem i ri për evazionin fiskal dhe hetimin tatimor

09.05.2021 - 16:36

Objektivi i këtij projekti është ndërtimi i një sistemi për menaxhim në kohë reale dhe lehtësim te çështjeve hetimore duke ndërvepruar dhe me regjistra të institucioneve të tjera në luftën kundër shkeljeve administrative dhe penale në fushat e mashtrimeve doganore, tatimore, evazionit fiskal dhe krimit të organizuar.

Qëllimet e kësaj kontrate janë si më poshtë:

Realizimi i një sistemi kompjuterik për aksesimin dhe analizimin e të dhënave të institucioneve të ndryshme në mënyrë të qendërzuar dhe ndjekjen e rrjedhës së punës gjatë gjithë ciklit të hetimit tatimor. Sistemi do të kryqëzojë të dhënat tatimore të bizneseve dhe individëve me baza të tjera të dhënash për të vendosur nëse ka veprimtari mashtruese apo të pa raportuar (keqorientuar);
Të përmirësojë pajtueshmërinë e taksave në përgjithësi dhe të zbulojë mospërputhjen në të gjithë sektorët dhe aktivitetet e ekonomisë;
Të zvogëlojë madhësinë e humbjeve tatimore për shkak të ekonomisë së fshehur;
Të zvogëlojë madhësinë e vetë ekonomisë së fshehur;
Për të rritur të ardhurat nga taksat;
Ngritja e infrastrukturës qëndrore për hostimin e Sistemit;
“Aktualisht inspektorët e hetimit tatimor dhe hetimit doganor janë të detyruar të mbledhin dhe analizojnë informacionin dhe deklaratat individuale të taksave duke përdorur një kombinim të përvojës, kujtesës dhe instiktit për të marrë vendime në atë që ata hetojnë. Sistemi që do të implementohet do të marrë të dhëna nga burime të ndryshme duke përfshirë bazat e të dhënave të tjera shtetërore, të tilla si: Dogana, Tatimet, Regjistri i pasurive të paluajtshme, etj. dhe do të lehtësojë proceset e punës. Sistemi duhet të identifikojë rastet e mundshme për hetim. Sistemi duhet të kryqëzojë të dhënat nga burimet e shumta për të zbuluar marrëdhëniet e fshehura midis njerëzve dhe organizatave, duke e bërë më të lehtë për të parë modele, lidhje dhe rrjete që do të ishin të pamundura për t’i dalluar. Operatori ekonomik fitues përveç sistemit dhe ndërveprimeve me sisteme të institucioneve te tjerë duhet të sigurojë dhe pajisjet fizike për ngritjen e infrastrukturës hostuese” shkruhet në dokumentet e tenderit.

Vitet e fundit janë marrë një sërë masash në luftën kundër shkeljeve administrative dhe penale në fushat e mashtrimeve doganore; evazionit fiskal dhe krimit të organizuar.

Drejtoria e Hetimit Tatimor, në tërësi kryen hetime penale të cilat dërgohen në Prokurori mesatarisht 300 cështje në vit.

Hetimet administrative në total, që Drejtoria Hetimit Tatimor ka në ndjekje janë mbi 1000 dosje administrative për verifikime paraprake, duke përshirë këtu dhe dosjet e mbartura në vite.

Për sa i përket kërkesave për informacion dhe dhënies së informacionit, Drejtoria e Hetimit Tatimor

Mënyra aktuale e shkëmbimit të Informacionit për arsye hetimi shoqërohet me vonesa të cilat shpeshherë janë më tepër se koha e pranueshme për të administruar një informacion. Çdo informacion i ardhur në Drejtorinë e Hetimit tatimor duhet të kalojë në një fazë verifikimi paraprak përpara se të klasifikohet si informacion i vlefshëm për hetim administrativ ose penal. Për zhvillimet e hetimeve, Drejtoria e Hetimit Tatimor është në varësi të shumë institucioneve të tjera për të marrë informacione të ndryshme që kanë lidhje me ecurinë e hetimeve. Koha mesatare e marrjes së informacionit nga Institucioni në Institucion varion nga 15 deri në 20 ditë kalendarike.

Aktualisht sasia e madhe e dosjeve dhe komunikimet shkresore mes institucioneve te përfshira, sjellin vonesa dhe vështirësi për të qenë koherent në punën dhe menaxhimin e punës.

“Implementimi i një sistemi, në të cilën mund të kërkohet dhe analizohet një informacion i gjerë nga institucione të ndryshme, do të kishte një vlerë të madhe në mënyrën e informimit në kohë reale, duke përparuar me veprimet hetimore” shkruhet më tej në dokumentet e tenderit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Bashkë pa kufi, në një rajon pa kufij”

13 marrëveshjet që u nënshkruan sot mes Kosovës dhe Shqipërisë

Denaj nga Kuvendi: Janë 7 sisteme të cialt...

“Fiskalizimi, baza e miradministrimit fiskal”