MENU
klinika

Ish-mesfushori i Kombëtares

Skela merr drejtimin e 17-vjeçarëve të Frankfurtit

03.05.2021 - 17:03

Një hap më shumë më karrierën e trajningut. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ervin Skela, është emëruar si trajner i skuadrës së U17 të Eintrakt Frankfurtit. Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e klubit gjerman, duke njoftuar për emërimin e Skelës në krye të ekipit të tyre.

“Ervini e njeh mirë klubin dhe ka fituar shumë përvojë gjatë viteve që ka punuar këtu në Eintracht. Si një bashkë-trajner dhe trajner individual  ka provuar se  mund të kalojë përvojën e tij profesionale te futbollistët e rinj të akademisë.

Ne jemi shumë të kënaqur që ai tani po bën hapin tjetër si trajner me përgjegjësinë kryesore dhe se ai do të vazhdojë të punojë së bashku me ekipin e Eintracht U17″, – shprehet kreu i qendrës stërvitore, Andrea Moller.

Ervin Skela ka nënshkruar një kontratë e cila e lidh me klubin gjerman deri më 30 qershor 2022. Që nga vera e vitit 2020, Ervin Skela ka punuar si ndihmës trajner dhe si trajner individual pranë akademisë së Frankfurt.

Si futbollist ka luajtur për ekipin e Frankfurt nga viti 2001 në 2004, duke shënuar 26 gola në tre vjet. Pas tre viteve me Frankfurt, ish-mesfushori kuqezi luajti dhe me ekipe të tjera gjermane, si Arminia Bielefeld, Kaiserslautern dhe Energie Cotbus.