MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 35

Skënderbeu mbijeton, Kastrioti ose Bylis në play-out

21.05.2021 - 19:01

Skënderbeu ka arritur të sigurojë matermatikisht qëndrimin në Kategorinë Superiore, pas fitores 2-1 ditën e sotme ndaj Kukësit. Pas dy fazave me rezultatet negative, korçarët ia dolën që të sigurojnë qëndrimin në elitë për sezonin tjetre.

Emërimi i Migen Memellit në stol, ndryshoi edhe sezonin e korçarëve, të cilët në fazën e tretë dhe të katërt, ia dolën të disa rezultate pozitive, ndaj skuadrave rivale, por edhe atyre të vendit të parë.


Me fitoren e sotme, Skënderbeu shkon në kuotën e 37 pikëve, në vendin e shtatë, 5 më shumë se Kastrioti i vendit të tetë, ndërkohë që ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi.

Kastrioti kishte shansin e mirë sot përballë Bylisit në Kamëz, por nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1, madje ishin ballshiotët ata që për pjesën më të madhe të ndeshjes ishin në avantazh. Momentalisht, krutanët janë në plya-out e Bylis i rënë.