MENU
klinika

FSHF: Vajzat janë mirë, lanë spitalin

Tre futbolliste në gjendje të fikti në Kamëz

15.05.2021 - 14:53

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se në ndeshjen Partizani-Bilisht Sport, e vlefshme për javën e parafundit të Kampionatit Kombëtar të Futbollit të femrave, 3 vajza të ekipit juglindor kanë shfaqur gjendje të fikti.

Menjëherë vajzat janë shoqëruar në Spitalin Amerikan nga Ambulanca, e sjellë nga klubi pritës, KFF Partizani, që kanë qëndruar sëbashku me delegatin e ndeshjes, pranë vajzave. Tre futbollistet pasi kanë kryer analizat e nevojshme kanë lënë ambientet e Spitalit.

U raportua me herët nga media të ndryshme se vajzat ishin helmuar nga ushqimi, por sic duket, nuk është e vërtetë, pasi ato kanë dalë nga spitali në gjendje normale. FSHF tërheq vëmendjen e këtyre mediave për të mos u nxituar.