MENU
klinika

"Sidomos në këtë stinë që “gëlojnë” infeksione nga dhjetëra viruse!"

Tritan Kalo: Mos nënvlerësoni rrezikun nga Covid-19

30.05.2021 - 10:59

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, shkruan në “Facebook” se vendi ynë ka kaluar periudhën më të vështirë dhe të dhimbshme me betejën e pandemisë, falë vetndërgjegjësimit, punës, përkushtimit si dhe vaksinimit kundër COVID.

Por, mjeku shton se nuk duhet në asnjë moment që të nënvlersojmë rrezikun e infektimit. Sipas tij, SARS-Cov 2 është një virus që pak nga pak do të rreshtohet në të ardhmen si vëllezërit e tij me pak të rerzikshëm dhe do të bashkëjetoj me shoqërinë njerzore.

Mesazhi i Kalos:

Kohë kovidiane….30.05.2021….Një foto sot herët në mëngjes nga koridori i Urgjencës së Shërbimit të Sëmundjeve Infektive/Covid-1 në QSUNT….Vetndërgjegësimi i popullatës, Puna, Përkushtimi, Profesionalizmi dhe Përkujdesja e staffit mjeksor si dhe Vaksinimi në vijëmësi jo vetëm i grupeve të riskuara, pak nga pak PO sjellin frutet e duhura në uljen e furisë së kësaj “flame mbarëbotërore”, Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19….A e kemi fituar plotësisht këtë betejë me armikun e padukshëm, ENDE JO…..Më e rëndësishmja është se e kemi kaluar periudhën më të vështirë dhe më të dhimbshme, të përplasjes me virusin jetëlëndues dhe jetëmarës të Sars-Cov2/Covid-19….”Ditë më të mira pas kësaj do të vinë.” (N.F)…..Kur dhe sa të mundni për asnjë dekikë mos e nënvlerësoni rrezikun e infektimit….Çdo jetë Shqiptari është e shumëvlertë për të, për familjen, për shoqërinë dhe për tërë Shqiptarinë….Sars-Cov2 është një virus që pak nga pak do të “rreshtohet” në të ardhmen me sivëllezërit e tij më pak të rrezikshëm, dhe do të bashkëjetoj me shoqërinë njerzore pas kësaj Pandemije në format sporadike të shfaqjes së tij, e cila është tashmë më mirë e informuar dhe e përgatitur për t’u përballur me të, si dhe fatmirësisht më e imunizuar aktivisht nga kalimi i sëmundjes apo vaksinimi ndaj këtij virusi….Përkujdesja ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh NUKU duhet nënvlerësuar, sidomos në këtë stinë të vitit ku “gëlojnë” infeksione nga dhjetra e dhjetra viruse, bakterie, mykra e parazitë të tjerë…. Mirëbesimi dhe mirëkuptimi mes nesh KURRË nuk duhet të mungojë edhe në vijimësi….Together forever!!!

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Edhe kësaj here politika bëri të mundur përçarjen e mjekëve!"

Mjeku Tritan Kalo largohet nga Komiteti i Ekspertëve