MENU
klinika

“Po e bën SHBA të dobët, me mua s’do..."

Trump fajëson Biden për konfliktin Izrael-Gaza

21.05.2021 - 09:05

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Joe Biden për “një sjellje të dobët” që çoi në konfliktin aktual mes Izraelit dhe Gaza-s. Trump u shpreh se “kjo nuk do të kishte ndodhur me mua.”

Duke folur nga kulla Trump në Manhattan, ish-presidenti u shpreh për OAN se ka në plan që të ndërtojë një rrjet social rival për të kompensuar pezullimin që iu bë nga mediat sociale.

Ai pranoi se pezullimi që nga janari në Facebook, Twitter, YouTube dhe platforma të tjera po pengonte mbledhjen e fondeve për një kandidim presidencial të mundshëm 2024.

Duke u kthyer tek konflikti në Lindjen e Mesme, Trump e përshkroi Biden si një president që ka dobësuar figurën e Shteteve të Bashkuara. Intervista u transmetua të enjten mbrëma, menjëherë pasi Biden iu drejtua kombit dhe deklaroi se mes palëve në Izrael ishte vendosur një armëpushim prej 11 ditësh.

“Ka treguar kaq shumë dobësi. Tashmë avionët po fluturojnë mbi Tajvan. Nuk kishte pse të ekzistonte ky problem në Izrael…Po qëllojnë me qindra raketa në Izrael, kjo nuk do të kishte ndodhur me mua.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Palestinezët dhe izraelitët meritojnë që...”

Biden përshendet armëpushimin: Administrata ime…