MENU
klinika

dy të rinj në pranga në Shkodër

U kapën me 3000 fara kanabisi në makinë

12.05.2021 - 10:32

Finalizohet operacioni policor i koduar “SANTORINI”, ndërsa në pranga ka rënë një 26-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për shitje droge. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R. C., 26 vjeç banues në Krujë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasit J. L. 26 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë. Shtetasit e lartpërmendur janë kapur nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, duke qarkulluar me një automjet. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3000 fara cannabis sativa.

Shtetasi R. C. dyshohet si një nga bashkëpunëtorët e ngjarjes së datës 03.11.2020, në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, ku ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë automjeti kamion me drejtues shtetasin shqiptar E. C., 40 vjeç dhe në afërsi të qytetit të Tuzit, Mal i Zi, strukturat e antikontrabandës malazeze, gjatë kontrollit të ushtruar në këtë kamion, gjetën një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të dyshuar si kannabis sativa. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN