MENU
klinika

500 mijë vaksinime në gjysmën e parë të majit!

Vaksinimi masiv/ Rakacolli: Objektivi arrihet para kohe

01.05.2021 - 19:46

Në një intervistë për Report Tv, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli thotë se në gjysmën e parë të muajit maj do të arrihet objektivi për vaksinimin e gjysmë milionë qytetarë kundër COVID-19.

“Fushata e vaksinimit është një nga fushatat më mirë të organizuar dhe ka vazhduar në normalitet pavarësisht situatës zgjedhore. Mund ta themi me krenari që tashmë në Shqipëri numërohen mbi 450 mijë qytetarë të vaksinuar. Jemi ndër vendet e para në rajonin. Kur sot jemi pak më shumë se 450 mijë dhe sasinë e vaksinave e kemi në dispozicion, objektivin e vendosur do ta arrijmë që në gjysmën e parë të majit”, tha Rakacolli.

Në intervistën e dhënë për gazetaren e Report Tv, Doris Sallaku, Rakacolli garanton se deri më tani nuk ka pasur asnjë efekt anësor nga vaksinat e kryera. Pavarësisht ritmeve të shpejta të vaksinimit, zv. ministrja thotë se ende nuk është arritur imuniteti i tufës.

“Që të arrihet imuniteti i tufës duket ta ketë kaluar mbi 70% e popullatës ose të jetë vaksinuar. Ekspertët nuk mendojnë se kjo është arritur. Vetë fakti që ne vijojmë të kemi raste të rënda apo edhe shpërndarje në bashki që nuk ka qenë më përpara tregon për përhapje të infeksionit”, ka thënë ndër të tjera  për Report Tv zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!