MENU
klinika

“Vijnë më shumë vaksina”

Varhelyi jep lajmet e mira për shqiptarët: Çfarë kemi propozuar për udhëtimet

05.05.2021 - 09:56

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi gjatë një konference për mediat nga aeroporti i Rinasit, ka dhënë dy lajme të mira për shqiptarët. Sipas tij BE do të lëvrojë mijëra vaksina të tjera për Shqipërinë dhe Ballkanin. Ai ka thënë se ardhja e vaksinave do të jetë shumë e shpeshtë.

Më tej Varhelyi është ndalur tek udhëtimet për në BE në kohë pandemia. Ai është shprehur se një grup komisionerësh kanë propozuar që në BE të lejohen udhëtimet e lirshme edhe nga Ballkani Perëndimor. Ai ka marrë si shembull Shqipërinë duke thënë se është një vend që po bën përmirësim sipas statistikave epidemiologjike. Komisioneri ka shtuar se këto vende duhet lejuar që të udhëtojnë në BE.

Varhelyi: Shpresoj shumë që me 651 mijë dozat po çelim lëvrimin e dozave. Ne po punojmë për të sjellë doza të tjera. Un do vij vetë në të ardhmen. Dhe do vijnë doza aq të shpeshta sa unë nuk do mund të vijë për të gjitha. Ne i kemi bërë një propozim shteteve anëtare. Rekomandimet tona ne kemi sugjeruar që shtetet anëtare të hapin kufijtë dhe të lejojnë shtete e tjera të hyjnë në BE pra që të rifillojë udhëtimi i tyre. Në po punojmë që ata vende që kanë situatë të mirë epidemioligjike, të kenë mundësi që të udhëtojnë. Si dhe ata që janë vaksinuar. Shpresoj që në verë të kemi një verë normale.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama është shprehur se për sa i përket Shqipërisë, vendi ynë nuk do të krijojë asnjë pengesë për sezonin turistik.

Rama: Shqipëria nuk do të vendos asnjë kusht apo pengesë për të gjithë ata që duan të vijnë në vendin tonë për një sezon turistik që do jetë shumë më i lehtë se i shkuar dhe me shumë kënaqësi po ndjek procesin e pronotimeve dhe kërkesave që rriten nga vende të tjera. Jemi në një pozicion të admirueshëm nga vaksinat. Objektivi është 1 milion tani. Puna do vazhdojë që Shqipëria të buzëqesh dhe kapaciteti kryesor që ka të bëjë më turizmin të përdoret sa më shumë këtë vit dhe totalisht në vijim.