MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 35

Vllaznia i heq titullin Partizanit, Teuta thuajse kampione

21.05.2021 - 19:17

Dramatike ndeshjet e parafundit në Kategorinë Superiore në futbollin shqiptar. Partizani, që kishte titullin në dorë, humbi 0-1 me Vllazninë në “Air Albania”, ndërsa Teuta mori një pikë me shumë vlerë në barazim 0-0 në Lac.

Tri ndeshjet filluan 15 minuta me vonesë. Kjo si pasojë e mungesës së ambulancës në stadiumin “Air Albania”, e pafalshme kjo për një klub si Partizani. Gjithsesi, pjesët e para në Tiranë dhe Lac u mbyllën pa gola.

Të kuqtë ishin disi dominues në pjesën e parë, por në të dytën Vllaznia merr zemër dhe arrin të shënojë me anë të Markut në 74’. Partizani hidhet i tëri në sulm, por është shumë konfuz. Edhe barazimi do të vlente shumë, por nuk e arrin.

Teuta mori në Lac pikën e titullit me barazimin 0-0. Kjo për faktin se tashmë është 1 pikë para Partizanit dhe durrsakët presin në ndeshjen e fundit Apoloninë e rënë nga kategoria. Pra, Teuta thjesht duhet të fitojë e të shpallet kampione.

Ndërsa Apolonia barazon 1-1 me Tiranën në Fier. Një ndeshje pa shumë interes, pasi fierakët kanë rënë nga kategoria, ndërsa bardheblutë kanë mbtur jashtë Europës. Seferi shënoi në 45’ për Tiranën, ndërsa barazoi Repaj në 51’ për vendasit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola