MENU
klinika

Ja masa e sigurisë për 10 të akuzuarit e tjerë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, burg për Arbër Paplekajn

25.05.2021 - 11:05

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit duke lënë në burg Arbër Paplekajn, i cili dyshohet si autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit.

Arbër Paplekaj nuk ishte i pranishëm në seancën e Gjykatës së Apelit, të mbajtur në ngarkim të tij.

Ndërkaq, Gjykata vendosi lirimin e 10 të akuzuarve të tjerë të cilët do të ndiqen në gjendje të lirë. Kujtojmë që gjatë seancës gjyqësore ku u vendos masa e sigurisë, Paplekaj u shpreh: “Ndjehem i tronditur sepse një njëri ka mbetur i vrarë. Dhe nuk e di se cila është gjendja e familjes sime”.

Autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan pas krimit u vetëdorëzua te komandanti i forcave RENEA. Vrasja e militantit të PS-së Pjerin Xhuvani ndodhi vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, duke tronditur opinionin publik.

Të akuzuarit e tjerë

Arjan Hoxha, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Pavlo Vuksani, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Emiljan Prenga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Juljan Mataj, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Erald Guga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Erjon Demushi, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Taulant Ymeri, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Roland Xhepa, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Nuredin Kasma, akuzuar për heqje të lirisë me dhune
Eldjo Beko, arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve;

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prokuroria kërkon burg për të gjithë

Mbërrijnë në gjykatë Arbër Paplekaj!