MENU
klinika

'Albin Kurti do e fundosë veten..."

Zeka: Keni me e lypë dialogun e Hashim Thaçit

25.05.2021 - 10:27

Gazetari Milaim Zeka ka folur për dialogun Kosovë- Serbi dhe ngjarjet që presin të ndodhin në javët në vazhdim.

Zeka ka thënë se nuk e ka pëlqyer asnjëherë se si ish-kryeministri dhe ish-presidenti Thaçi e bënte politikën e brendshme mirëpo sipas tij nuk ka një të dytë si ai në politikën e jashtme për vendin.

“Plot kritika kam me politikën e Hashim Thaçit që e ka bërë brenda Kosovës. Mirëpo, sa i përket politikës së jashtme dhe dialogut me Serbinë, ai ka qenë më i miri. Mbane mend që kanë me lypë Hashim Thaçin për dialog me Serbinë, edhe s’kanë me gjetë”, ka thënë Zeka në Kanal10.

“Albin Kurti do e fundosë vetën në dialog me Serbinë sepse ka dhënë fjalë të mëdha, e asnjë nuk do të mund ta mbajë”, ka shtuar ish-deputeti Zeka

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Listat e kandidatëve për deputetë të LVV, LDK, PDK dhe AAK

Zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit në Kosovë