MENU
klinika

Shifrat mbresëlënëse të trajnerit

Zidane iku me plot rekorde nga Real Madrid

27.05.2021 - 17:48

Nuk fitoi asnjë trofe këtë vit, por Zinedine Zidane mbetet trajneri më i suksesshëm i Real Madrid. Nuk është trajneri që ka fituar më shumë tituj, është i dyti, por raporti i tij me trofetë e fituar në ndeshjet e luajtura, nuk pranon krahasimin me asnjë tjetër.

Me 11 trofe, Zidane është trajneri i dytë me më shumë tituj në historinë e klubit. Vetëm Miguel Muñoz e tejkalon atë, i cili fitoi 14, por në 605 ndeshje. ‘Zizou’ ka ngritur 11 tituj në 342 ndeshje më pak.

Me 263 ndeshje në stol, Zidane është gjithashtu trajneri i dytë me më shumë ndeshje në historinë e klubit dhe numri i tij mesatar i fitoreve për ndeshje është spektakolar: çdo 23 ndeshje një titull, një shifër që e bën atë më të mirën në historinë e “Los Blancos”.

Zidane i shkatërron të gjithë, edhe mite si Muñoz, Del Bosque ose Leo Beenhakker. Nëse diçka e ka karakterizuar Zidane gjatë kohës së tij në Madrid, ajo ka qenë fitorja. Nga 263 ndeshjet e tij, francezi ka humbur vetëm 36.

Rekordi i tij është thjesht spektakolar, me 174 fitore dhe 53 barazime. Kjo do të thotë se me ‘Zizou’, të bardhët kanë fituar 66% të ndeshjeve të luajtura. Mesatarja e tij ra, kur pranoi ta drejtonte ekipin për herë të dytë, në një pjesë të fundit të sezonit 2018-2019, në të cilin Real Madridi ishte në rënie të lirë.

Por, sapo u ul përsëri në stol, rregullsia e suksesit u kthye. Në fakt, pavarësisht se nuk ka fituar asnjë titull këtë sezon, Real Madrid e ka mbyllur me 18 ndeshje të La Liga-s radhazi pa humbur, pothuajse një fazë e plotë, çka i lejoi atij të luftonte për titullin deri ditën e fundit.

Zidane do të mbahet mend gjithmonë për tre Champions-it radhazi që toi, por të dhënat e tij dhe mesatarja e fitoreve i japin vlerë punës së tij të përditshme. Zidane gjithmonë i ka dhënë përparësi La Liga-s, e cila është gara e rregullsisë.

Në katër sezonet e tij të plota dhe dy fazat e fundit, francezi fitoi dy tituj në La Liga dhe luftoi për dy të tjerë deri në ndeshjen e fundit. “Gjembi në mish” i tij i vetëm është “Copa del Rey”, një turne që nuk e fitoi as si lojtar dhe as si trajner, në secilën fazë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN