Zv/Presidenti i Parlamentit Europian, David McAllister ka uruar Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
McAllister thotë se po ndjek me vëmendje procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, dhe beson se ky proces ka të ardhme si për Shqipërinë, ashtu dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Po ashtu zv/presidenti i PE beson se procesi i zgjerimit të BE ka të ardhme, dhe se 6-të vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtare të BE-së.
“Z. Rama me lejoni t’ju përgëzoj për fitoren tuaj në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Suksese për mandatin e radhës dhe zhvillimet e ardhshme në vend dhe si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, sigurisht që e ndjek me shumë vëmendje procesin e zgjerimit dhe besoj se ky proces ka një të ardhme dhe të 6-të vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtare të BE-së.’’- tha McAllister.