Jennifer Aniston publikoi trailer-in e episodit “Friends Reunion” dhe të gjithë fansat po numëronin ditët. “Friends” ka patur një sukses të jashtëzakonshëm ndër vite, e të shumtë ishin ata që u lumturuan tej mase me rikthimin e tyre.
Mirëpo, duket se veç kuptimit emocional që mbart ky serial për protagonistët e tij, ai gjithashtu u ka mundësuar edhe vlera monetare marramendëse. Mediat e huaja kanë publikuar se aktorëve iu ofruan 1 milionë dollarë për ribashkimin, por ata nuk pranuan.
Duket se yjet e serialit ia dinë vërtet vlerën vetes si dhe marketingut që i është bërë, ndaj kanë vlerësuar në mënyrë e duhur. Thuhet se ata do të marrin 2.5 milionë dollarë secili.
Kujtojmë, se ribashkimi i ‘Friends’ solli Lady Gaga-n dhe Lisa Kudrow në një mënyrë që nuk duhet humbur! Pasi Gaga përfundoi performancën e saj, të dyja interpretuan një duet këngën e famshme të serialit, “Smelly Cat”, duke u bashkuar gjatë performancës me një kor të ungjillit.