Një 28 vjeçar është arrestuar nga Policia në Fier, pasi Policia i ka kundërshtuar urdhrin për kontroll. Ai është bllokuar në mes të qytetit, në vendin e quajtur “ish-globi” dhe nga kontrolli ka dalë se kishte drogë me vete.
Mësohet se personi i arrestuar është shtetasi Gledis Boriçi, banues në Fier.
Referuar njoftimit të Policisë së Fierit, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, në vendin e quajtur “Ish-globi”, i është kërkuar shoferit kontrolli i mjetit me të cilin ai udhëtonte. Ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të Policisë për kontroll, duke i kundërshtuar ata.
Më pas, efektivët i kanë bërë kontroll fizik dhe vetë shoferit, dhe në çantën e tij të krahut u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.
Materialet procedurale për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.