Stina e verës ofron një sërë mundësish për kombinimet e stilit.
Por ka disa “mëkate stilistike” që krijojnë efektin e kundërt të të qenit elegant.
Duhet t’i identifikoni këto gabime dhe të mos i përsërisni më.
Përdorimi i rrobave me një masë më të madhe
Është shumë e rëndësishme që veshja juaj të përshtatet mirë sepse në këtë mënyrë silueta juaj do të duket ashtu siç është në të vërtetë.
Ndiqni trendet më të fundit
Nëse në pasarelat e Dior dhe Gucci për sezonin e verë/pranverë 2021 keni parë çorapet të kombinuara me sandale, mendoni se duhet të bëni të njëjtën gjë atëherë përgjigjja është jo. Disa tendenca janë vetëm për pasarelat dhe faqet e revistave.
Përdorimi i aksesorëve të tepërt
Nuk duhet të përdorni sa më shumë aksesorë vetëm se është verë. Nëse dëshironi të përdorni bizhuteri zgjidhni ato të vogla dhe të thjeshta.