MENU
klinika

Gati për pushime?

5 destinacionet që duhet të vizitoni pa mbushur 30 vjeç

01.06.2021 - 10:01

Në çdo çast është një moment më i mirë për të udhëtuar, por periudha më e mirë është pa arritur ende 30 vjeç. Udhëtimet në vende të ndryshme të botës kanë treguar gjithnjë se hapin  horizontet e njerëzve dhe  arrijnë t’u ndërrojnë mendësitë. Ndërkohë ju propozojmë 5 destinacionet,  të cilat nuk mund ti humbisni pa vizituar.

Mumbai, India

Kaotike dhe plot ngjyra India është vendi më i mirë për t’u vizituar në periudhën e  pranverës ku festohet çdo vit festivali i dashurisë. Kjo festë indiane zgjat rreth 16 ditë. Kërcimet e shumta dhe ngjyrat janë karakteristikë e kësaj feste.

Ibiza, Spanjë

Një tjetër destinacion që nuk duhet humbur është Ibiza. Ky ishull transmeton gjatë gjithë kohës energji pozitive  për vizitorët e tij. Që prej qershorit dhe deri në tetor Ibiza është e mbushur me turistë, festa, festivaleetj. Gjithashtu në të gjenden edhe shumë plazhe relaksuese.

Western Cape, Afrika e jugut

Afrika e jugut është vendi i duhur për të gjithë ju që doni aventurat. Nëse vini në këtë vend nuk mund të qëndroni pa realizuar safari si dhe aventura të tjera mjaft interesante.

Marrakech, Marok

Maroku është një destinacion mjaft ekzotik dhe që ja vlen të vizitohet sidomos për blerjet që mund të realizosh. Mund të eksplorohen xhami, kopshte, markata të vjetra, pallate, etj. Gjithashtu mund të realizohen xhiro të shumta me deve në shkretëtirë dhe jo vetëm.

Rio De Janeiro, Brazil

Rio është një tjetër destinacion i cili nuk mund të ngelet pa u vizituar prej jush. Plazhet e Copacabanës, statuja e famshme e Krishtit, malet, pyjet bashkohen duke sjellë një vend të vlefshëm për tú vizituar për shkak të argëtimit, aventurave dhe jetës së shkujdesur dhe festive të vendasve./revistawho.com