MENU
klinika

Në çerekfinale me Ukrainën

5 ditë karantinë në Romë, Anglia me vetëm 2500 tifozë

30.06.2021 - 15:42

Anglia luajti të 4 ndeshjet në Wembley, por tani do të jetë e detyruar të udhëtojë në Romë për ndeshjen çerekfinale ndaj Ukrainës. Për shkak të rregullave të imponuara nga COVID-19, kryeqyteti italian i detyron të gjithë njerëzit që vijnë nga Britania e madhe të qëndrojnë për 5 ditë të izoluar.

Edhe nëse tifozët nisen sot, nuk do të kenë mundësi të jenë të pranishëm në stadium, për datën 3 korrik, por disa prej tyre ndodhen prej kohësh në Romë, të bindur se ekipi i tyre do të kalonte më tej.

Stadiumi Olimpik do të mirëpresë këtë sfidë me 16 mijë tifozë të pranishëm, por 68% e biletave janë shitur prej kohësh, ndërsa 32% do të ndahet mes Anglisë dhe Ukrainës, pra, në rastin më të mirë, Anglia do të ketë vetëm 2500 mbështetës në stadium.