Ndërsa shumë vende po përballojnë me sukses pandeminë e koronavirusit, 5 vende në botë akoma nuk e kanë nisur procesin e vaksinimit.
Sipas CNN, Burundi, Eritrea, Haiti, Koreja e Veriut dhe Tanzania janë vendet e vetme midis 194 vendeve anëtare të OBSH-së që nuk kanë nisur ende fushatën e tyre të imunizimit të popullsisë kundër COVID-19.
OBSH ka njoftuar se vazhdon të mbështesë 5 vendet e mbetura që nuk kanë filluar ende fushatën e tyre të vaksinimit.
Më herët, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tentros Antanom Gebregesus, ka shprehur dëshirën që secili vend të fillonte vaksinimin e punonjësve shëndetësorë dhe grupeve më të rrezikuara të popullsië brenda 100 ditëve të para të 2021, një afat i cili pretendohej të realizohej në prill.
Drejtori i OBSH-së është shprehur se vendet e vendet e pasura i mbajnë vaksinat jashtë linjave të prodhimit ndërsa disa vende janë ende në pritje për t’i dhënë dozat e tyre të para për popullsinë.
“Ne po përballemi me një pandemi me dy shpejtësi, e nxitur nga pabarazitë,” tha Tentros sot.
Mekanizmi COVAX , i cili synon të garantojë akses në vaksinat për vendet më të varfra, ka shpërndarë deri më tani 89 milion doza në 133 vende dhe territore që marrin pjesë në program.