MENU
klinika

"Është hedhur si hipotezë…"

A do të vaksinohen edhe adoleshentët në Shqipëri? Flet shefja e Pediatrisë

07.06.2021 - 16:28

Në disa shtete ka filluar imunuzimi me vaksinat anti-COVID edhe për adoleshentët e moshave 12-15 vjeç, ndërkohë që diçka e tillë po mendohet të bëhet edhe në Shqipëri.

Sipas shefes së Pediatrisë Infektve, Gjerogjina Kuli, vaksinimi i adolesheentëve është hedhur si hipotezë pasi ka dalë vaksina Pfizer për moshat 12-15 vjeç, por ende nuk është marrë asnjë vendim.

“Është hedhur si hipotezë pasi ka dalë Pfizer për moshat 12 deri në 15, Kina ka publikuar një studim për përdorimin e Sinovac mbi 3 vjeç. Ne po e shqyrtojmë s’kemi marr asnjë vendim dhe do shohim si do jenë praktikat dhe indikacionet e vaksinave të ndryshme në uljen e pragut të kësaj grupmoshe“, tha mjekja për Tv Klan.

Kuli u shpreh se vaksinimi i adoleshentëvenuk është i nevojshëm për momentin, pasi edhe numri i infektimeve të reja ditore është shumë i ulët.