MENU
klinika

Zheji: Popujt e mëdhenj nuk janë të mëdhenj numerikisht, por...

A jemi komb drejt zhdukjes? Lubonja: Drejt homogjenizimit

25.06.2021 - 16:53

A jemi komb drejt zhdukjes? Kjo është pyetja që janë përpjekur t’i japin përgjigje dhe të analizojnë në “Pikat mbi i” në News24 dy analistët Fatos Lubonja dhe Artur Zheji duke marrë shkas dhe nga deklaratat e kryeministrit për bangladeshasit. Lubonja tha se identiteti është proces dhe se nuk mund të themi sot se jemi ata që ishim dje dhe me radhë.

“Identiteti shqiptar si shqiptari është krijuar nga rilindësit. Dhe Skënderbeu nuk e njihnin shqiptarin, ishin arbëreshët. Identiteti krijohet dhe identiteti njëkohësisht ndryshon.
Kur erdhën komunistët na shtuan dhe diçka tjetër, shqiptarë por na shtuan dhe komunistë. Tani jemi shqiptarë dhe europianë. Njeriu ka shumë identitete që bëjnë tërësinë.
Bëhet fjalë për një ruajtje, por duke qenë dhe i hapur për kohën. Do i qasemi sipas një qasje neoglobaliste, liberale. Pse ta ruajmë shqipen ne, kur kemi anglishten. Që të jesh i suksesshëm duhet të dish anglisht pse na duhet të ruajmë Teatrin Kombëtar, monumentet e kulturës, pse të mos bëjmë grataçela. Pse na duhet të zhvillojmë muzikën tonë, pikturën tonë. Bëjmë një muzikë universale e këndojmë vetëm anglisht. Pra të gjithë njerëzit homogjenizohen”, tha Lubonja.

Ai tha se ky homogjenizim e kthen njeriun në një qenie jo sociale sepse i përket një komuniteti, ka lindur në këtë vend, flet këtë gjuhë.

“Me këto monumente kulture, me malin e Dajtit, me këto gjitha këto kamë ndërtuar kuptimin e jetës time. Është halli se çfarë njeriu po ndërtojmë. Gjithë bota e ruan historinë. Shikoj kërcënimin e të gjithë këtyre dimensioneve për të më kthyer mua në atom, për të na kthyer në individë që mund të zëvendësohen me bangladeshas që për këtë pasuri nuk do t’ia dijë dhe ky është reduktim i njeriut në qenie mjerane. Ne nuk kemi aq të fortë ndjenjën e identitetit, të përkatësisë. Ky është produkt i këtij kapitalizmi që është karikaturë e këtyre njerëzve me gjithë Ramën. Personi më tipik i këtij neoglobalizmi është trafikanti, ai nuk do me ditë, shpërndan drogë, sepse ai mendon vetëm për para. Shkatërron monumentet e kulturës se nuk do t’ia dijë fare”, tha Lubonja.

Zheji theksoi se popujt e mëdhenj nuk janë të tillë se janë numerikisht, por historikisht.
“Meraku im i parë për çështjen e identitetit, mendoj ndryshe nga Lubonja, sigurisht ka ngjyrime identitare në periudha të ndryshme kohore.
Ka një qëllim që janë shqiptarë? kësaj pyetje duhet t’i japin pyetje shqiptarët. Në momentin që lind, a ia vlen ta ruash këtë identitet? Popujt e mëdhenj nuk janë të mëdhenj numerikisht por historikisht.
Shumë shqiptarë janë gati të zbrazin Shqipërinë nga shqiptarët se i shohin kapriciozë dhe të marrin mall pa fuqi punëtore”, u shpreh Zheji.