“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: A lidhet higjena e gojës me sëmundjet e zemrës?
Mjeku: Lidhja midis periodontitit (sëmundjes së mishit të dhëmbëve) dhe sëmundjes së zemrës është e drejtpërdrejtë dhe e vërtetuar shkencërisht. Të njëjtat baktere që shkaktojnë periodontitin ka të ngjarë të hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe të shkaktojnë inflamacion të rrezikshëm.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.