MENU
klinika

Nis takimi në Bruksel

Albin Kurti për herë të parë përballë Vuçiç, dalin fotot…

15.06.2021 - 11:53

Ka nisur sot në Bruksel dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet për herë të parë në tryezë përballë presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Takimi po mbahet me ndërmjetësimin e Josep Borrell, shef i diplomacisë evropiane. Më parë, Borrell ka biseduar në takime të ndara fillimisht me delegacionin e Kosovës e më pas me atë të Serbisë.

Përfaqësuesi serb në dialog, Petar Petkoviç, për mediat serbe tha në Bruksel se ata janë të shqetësuar për shkak të bashkëpunimit të ngushtë mes BE dhe SHBA, por do të vazhdojnë betejën për interesat e tyre, ndërsa nga pala e Kosovës deri tani nuk ka pasur prononcuar.

Takimi ka nisur në orën 11:00, ndërsa në orën 12:30 është paralajmëruar një konferencë për media e përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Kujtojmë se Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian dhe është zotuar se nuk do ta njohë atë, duke kërkuar siç thuhet, një zgjidhje kompromisi, ndërsa Kosova e cilëson të panegociueshme pavarësinë e saj.

Diplomatët perëndimor janë vënë në përpjekje për të përshpejtuar procesin e bisedimeve me shpresë për një marrëveshje para vitit të ardhshëm kur Serbia mban zgjedhjet parlamentare e presidenciale, gjë që do të çonte në një pezullim të ri të procesit të filluar dhjetë vjet më parë nga të dyja vendet, që aspirojnë integrimet evropiane. Por, pak vëzhgues besojnë në një mundësi të tillë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!