MENU
klinika

Seanca

Aleanca për Teatrin kërkon thirrjen si dëshmitar të Ramës dhe Erion Braçes

03.06.2021 - 11:43

Në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet seanca për ligjin e Teatrit Kombëtar. Padia për shembjen e godinës së Teatrit u bë nga presidenti Ilir Meta në vitin 2019.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kërkuar që kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeminsitri Erion Braçe të thirren për të dëshmuar.

Kujtojmë se Presidenti Meta kundërshtoi ligjin special për ndërtimin e teatrit të ri, si dhe kalimin e truallit në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Ndërkohë, në seancën e sotme Bledar Dervishaj, këshilltar ligjor i Presidentit ka thënë se Këshilli i Ministrave ua ka vënë dje në dispozicion dokumentet.

Sipas tij, prej dy vitesh kërkojnë prova nga institucionet, dhe ende nuk janë marrë dot të plota në presidencë. Dervishaj u shpreh po ashtu se 24 orë nuk mjaftojnë për të hyrë në themel të materialeve.